A do të futet shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Gjermani?

Pas diskutimeve të gjata, Partia Kristiandemokrate (CDU) votoi në kuvendin e partisë së saj në fillim të javës që të kërkojë rikthimin gradual të shërbimit të detyrueshëm ushtaraknë Gjermani. Nëse ndodh kjo të rinjtë duhet të angazhohen për të shërbyer në ushtri ose në sektorin social për një periudhë të caktuar kohore, gjë që ishte hequr në vitin 2011.
I ashtuquajturi vit social mund të zhvillohet si në Bundeswehr ashtu edhe në institucionet sociale. Derisa të zbatohet përfundimisht ky vendim, CDU propozon një "rekrutim kontigjentesh” në përshtatje me nevojat e personelit të Bundeswehr-it. Për shkak të një Rusie gjithnjë e më agresive dhe mungesës së personelit në Bundeswehr, ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius duhet të marrë një vendim për rifutjen e një forme të rekrutimit.