Lidhje


Për herë të parë në Kosovë filloi vaksinimi i vajzave 11 vjeçare kundër kancerit të qafës së mitrës

Dje në Prishtinë për herë të parë ka nisur vaksinimi HPV i vajzave, vaksinë kjo që jepet kundër kancerit të qafës së mitrës. Nisjen e vaksinimit HPV në Prishtinë e kanë bërë të ditur nga komuna e Prishtinës. “Një hap tepër i rëndësishëm për shëndetin e të çmueshmeve, vajzave tona, ka nisur në Kryeqytet. Nxënëset e moshës 11 vjeçare, të shkollës Model ‘Qamil Batalli’ në Prishtinë, u vaksinuan me vaksinën Human Papilloma Virus (HPV). Vaksina HPV ka një rëndësi të jashtëzakonshme për shëndetin e vajzave, duke ofruar një mbrojtje efektive kundër kancerit të qafës së mitrës; një sëmundje që po shfaq një rritje shqetësuese në numrin e rasteve”, thuhet në njoftimin e komunës.

Read more ...


"Kam probleme me zemrën", Erzen Breçani kërkon ndryshim mase! GJKKO cakton mjekët për të kryer ekspertizën mjekësore

Gjykata pranon kërkesën e avokatëve të Erzen Breçanit për të kryer ekspertizë mjekësore, pasi pretendojnë se ka probleme me zemrën dhe qëndrimi në qelinë e paraburgimit i rrezikon jetën. Seanca e radhës u shty për ditën e premte, ku do paraqiten dy mjekët që do kryejnë akt ekspertimin. Avokatët e Breçanit kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore. Ndërkohë vete Breçani ndodhet i shtruar në spitalin e burgut. Në 20 nëntor Prokuroria e Posaçme lëshoi 11 urdhër-arreste. Nga këto 5 u arrestuan; Erzen Breçani ish kryepolic në Tiranë, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO. Po ashtu në Spanjë u arrestua Ismail Zeneli, për të cilin kanë nisur procedurat për ekstradim.

Read more ...


Kur është koha 'e duhur'? / Belgjika pret "kohën e duhur" për të njohur shtetin palestinez

Ministrja e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Hadja Lahbib tha se ka marrëveshje mes qeverive federale dhe rajonale në vendin e saj për të njohur shtetin e Palestinës por "presin kohën e duhur", transmeton Anadolu. Në një deklaratë për media para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, Lahbib theksoi se mes qeverive federale dhe rajonale në Belgjikë vazhdojnë punimet për njohjen e shtetit palestinez. Ajo tha se ka marrëveshje mes qeverive për njohjen e Palestinës dhe se po "presin kohën e duhur".

Read more ...


Në shpellë “më pranë Zotit”, Greqia mban frymën, policia heton për incest në familjen askete

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Greqi, e cila duket si një skenar i mirëfilltë filmi. Një ditë më parë, mediat greke raportuan se një baba, së bashku me fëmijët e tij jetonte në një shpellë, për të qenë sa më afër Zotit. Kjo jetesë, e shkëputur nga pjesa tjetër e botës, nga ngritur dyshime të forta për një incest të mundshëm brenda familjes, për shkak se njëra nga vajza ka lindur një fëmijë, dhe nuk i dihet atësia. Ajo nuk pranon të tregojë se kush është babai i foshnjës që pret të sjellë në jetë, por hetimet e autoriteteve vazhdojnë për të zbuluar më shumë detaje.

Read more ...


Koreja e Jugut, shëndetësia në krizë pasi mijëra mjekë japin dorëheqje

Duke shkaktuar një krizë në kujdesin ndaj pacientëve, mijëra mjekë praktikantë të martën dhanë dorëheqjen nga detyra në Korenë e Jugut në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë për të rritur numrin e vendeve të studentëve të mjekësisë, transmeton Anadolu.Megjithatë, presidenti Yoon Suk Yeol u bëri thirrje mjekëve protestues që "të mos mbajnë peng jetën dhe shëndetin e njerëzve".

Read more ...

XS
SM
MD
LG