Lidhje


Greqia legalizon martesat e së njëjtës gjini / Kështu bëhet vendi i parë me shumicë të krishterë ortodokse që legalizon martesat e të njëjtës gjini.

Greqia u bë vendi i parë me shumicë të krishterë ortodokse që legalizon martesat e të njëjtës gjini. Gjithashtu, pas votimit të së enjtes, çiftet tani do të lejohen ligjërisht të birësojnë fëmijë. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se ligji i ri “do të shfuqizojë me guxim një pabarazi serioze”. Por legjislacioni e ka ndarë vendin, rezistenca e ashpër po udhëhiqet nga kisha e fuqishme ortodokse greke. Projektligji kishte nevojë për një shumicë të thjeshtë për të kaluar në parlamentin prej 300 anëtarësh.

Read more ...


Sëmundjet mendore një fenomen shqetësues për shoqërinë tonë / Plagoset një polic në Lezhë, ndërhynë për të neutralizuar disa persona me probleme të shëndetit mendor

Një efektiv policie ka mbetur i lënduar në fshatin Rrilë të Lezhës.  Forcat e policisë kishin shkuar në mbështetje të institucioneve lokale për neutralizmin e një familjeje me persona me probleme mendorë dhe janë hasur në rezistencën dhe dhunën e tyre. Të sëmurët janë dërguar në psikiatrinë e Shkodrës ndërsa polici po merr mjekim në urgjencën e Lezhës. Sëmundjet e shëndetit mendor ngelen fenomene mjaft shqetësuese dhe të përsëritura në mesin e antarëve të shoqërisë sonë. Ndaj sensibilizimi dhe vëmendja ndaj tyre duhet të jetë prioritet i politikave sociale dhe padyshim duhet të jetë në qendër të kujdesit dhe mbikqyrjes shtetërore ndaj këtij fenomeni të përhapur.

Read more ...


Një tjetër grua e vrarë / Me profesion bankiere, kjo është Suela Saliaj, 32-vjeçarja shqiptare që u vra nga ish-partneri në SHBA

Një ngjarje e rëndë tronditi komunitetin e një zone në SHBA, ku një i ri shqiptar vrau ish gruan e tij, Suela Saliaj dhe më pas u largua me vajzën e tij 8-vjeçare.  Autori është Renato Muhaj, ndërsa bashkëshortja e ndjerë është identifikuar si Suela Saliaj, e cila ka qenë me profesion bankiere. Ajo u gjet e vdekur në banesë nga punonjësit e policisë, ndërkohë që 34-vjeçari Renato Muhaj rrëmbeu më pas vajzën e çiftit, e cila u arrit që të shpëtohej disa orë më vonë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG