Lidhje


Influencuesi i rrjeteve sociale Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan janë arrestuar përsëri në Rumani 

Vëllezërit u arrestuan mbrëmjen e së hënës për shkak të akuzave që datojnë që prej 2012, 2015. Atyre iu dorëzua një urdhër-arresti evropian i lëshuar nga Gjykata e Magjistraturës Westminster në Londër - ndërkohë që një hetim është në pritje. Andrew, 37 vjeç dhe Tristan, 35 vjeç, mohojnë të gjitha akuzat kundër tyre. Përfaqësuesit e tyre thanë se ishin "plotësisht të përkushtuar për ti bërë ballë këtyre akuzave me vendosmëri të palëkundur". Një avokat që përfaqëson katër gra të cilat akuzuan Tate për përdhunim dhe sulm seksual tha se ata njoftuan policinë britanike që të kërkonte menjëherë ndalimin e tij pasi frikësoheshin se ai po planifikonte të ikte nga Rumania, thuhet në një deklaratë.

Read more ...


Përmend sulmin e Hamas, Izraeli pranon të ndryshojë tekstin e këngës për Eurovizion

Izraeli ka rënë dakord të rishikojë tekstin e këngës kandidate për në Eurovision Song Contest pasi organizatorët e konkursit kundërshtuan tekstet që i referoheshin sulmit të Hamasit të 7 tetorit, tha sot transmetuesi kombëtar i Izraelit Khan. Balada e vendit të parë “Shi i Tetorit” u këndua nga solisti Eden Golan, raportoi Reuters.  Vargje të tilla si “Nuk ka më ajër për të marrë frymë” dhe “Ata ishin të gjithë fëmijë të mirë, secili prej tyre” shfaqen në tekstet e rrjedhura, të cilat më vonë u konfirmuan nga Khan. Khan deklaroi se u kërkoi autorëve të këngëve “October Rain” dhe finalistit të vendit të dytë “Dance Forever” që të rishikonin tekstet, duke ruajtur lirinë artistike.

Read more ...


Pas përplasjes në xhaminë Dine Hoxha, hiqet nga detyra myftiu Lauren Luli

Pas përplasjes në xhaminë Dine Hoxha, hiqet nga detyra myftiu Lauren Luli. Nga burime pranë KMSH-së raportohet se myftiu i Tiranës, Lauren Luli, është hequr nga posti i myftiut të Tiranës. Shkak për këtë është bërë presioni publik si gylenist, pas përplasjes në xhaminë Dine Hoxha me xhematin e kësaj xhamie. Ne postin e myftiut te Tiranës është vendosur imami Bilal Teqja. Ky lajm pritet të konfirmohet nga Komuniteti Musliman.

Read more ...


“Endacaku vrasës”, detaje nga shpërthimi i tritolit në shtëpinë e Ilir Koçilja i cili vrau komshiun

Shpërthimi që ndodhi mbrëmjen e kaluar në banesën e një të dyshuari për vrasje ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe pasiguri te banorët e zonës. 15 orë pas këtij incidenti, dera e shtëpisë ku ndodhi shpërthimi vazhdon të jetë e hapur. E lënë në mëshirë të fatit, si dëshmi e një ngjarjeje kriminale me pasoja të pambyllura ende, ndonëse Ilir Koçilja, që jetonte i vetëm në këtë banesë, është në gjendje arresti. Ai pret përfundimin e hetimeve për të dalë para gjykatës, ose rezultatin e ekspertizës për të përcaktuar gjendjen e shëndetit mendor për t’u trajtuar në spitalin burg.

Read more ...


Po KMSh-ja jonë kur do të shprehet?/BIK shprehet kundër martesave të gjinisë së njëjtë dhe fertilizimit të asistuar që jep drejta birësimin e fëmijëve çifteve të pamartuara

Myftiu Naim Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës, është shprehur kundër projekt-kodit civil që lejon martesat e gjinisë së njëjtë, si dhe projektligjit për fertilizimin e asistuar. Tërnava këto deklarata thuhet se i ka bërë përgjatë një takimi me kryetaren e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Duda Baljen.
“Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës me Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, ku ndër të tjera edhe një herë u potencua shqetësimi i Myftiut Tërnava dhe i institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, rreth ecurisë së miratimit të disa projektligjeve, e në veçanti miratimi i projektligjit për fertilizimin e asistuar, i cili kontribuon direkt në prishjen e institucionit të familjes”, thuhet në njoftimin e BIK’ut.

Read more ...

XS
SM
MD
LG