Skandali/Gruaja shkon "për t'u shëruar", i moshuari lajthit: Do të të heq magjinë dhe e fton për marrëdhënie seksuale
Tuesday, 26 September 2023 22:01

Një “shërues” në fshatin Bilaj Fushë-Krujë afër Bubqit, Nikollë Doda thotë se sheh në gjëra të shenjta dhe zgjidh hallet e njerëzve. Një grua re me probleme shëndetësore është drejtuar te Nikolla duke i treguar shqetësimet e saj. Doda i fton gratë e reja për të kryer marrëdhënie seksuale, si mënyra më e mirë për t’u shëruar nga shqetësimet. Doda tregon se shumë gra shkojnë tek ai dhe ka ndihmuar shumë njerëz, por më parë ai u kërkon atyre raporte seksuale.
Pas disa ekzaminimeve me duar, i thotë zonjës se ka magji e duhet të bëjë 2 seanca tretje plumbi, që kushtojnë 150 mijë lekë, shprehet ai në kamerën e fshehtë të transmetuar nga emisioni Stop në Tv Klan.