Lidhje


Arrestohet At Nikolla Xhufka duke qenë agjërueshëm/ At Nikolla : Manastiri i Deçanit është i shqiptarëve, nuk ka kisha serbe në Kosovë

Pas arrestimit të bujshëm, priftit ortodoks shqiptar At Nikolla Xhufka, u paraqit për herë të parë në emisionin Kojshia Show, ku rrëfeu se çfarë kishte ndodhur ditën e arrestimit. At Nikolla tha se ditën kur u arrestua, ai kishte qenë agjerueshëm, në respekt të bashkëkombësve të tij musliman.  Prifti shqiptar, i emocionuar tregoi se kur e kishte marrë vesh nëna e tij se ky ishte arrestuar, ajo ishte bërë për spital. At Nikolla foli edhe për zhvillimet e fundit lidhur me Manastirin e Deçanit, për të cilin tha se është manastir i besimtarëve shqiptarë.

Read more ...


Tuneli i Llogarasë hapet në Qershor, nis në fund të muajit hedhja e asfaltit

Një tjetër investim në Vlorë, ku punohet çdo ditë për të kapur objektivin: është ai i tunelit të Llogarasë. Hapja në Qershor për qytetarët është synimi i kompanive sipërmarrëse. Përbërja shkëmbore e ka bërë më të lehtë punën për inxhinierët dhe punonjësit në terren, çka ka dhënë përparësi që deri më tani të mbyllet 95% e volumit të punës në këtë projekt. Nëse udhëtarët sot Llogaranë e bëjnë për 40 minuta me hapjen e tij do mund të udhëtojnë për 7 deri në 8 minuta. Ky investim shkurton rrugën për udhëtarët nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për 1 orë, tashmë ajo do realizohet për 20 minuta.

Read more ...


Ushtria izraelite vret 90 palestinezë në spitalin Al-Shifa në Gaza

Ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë 90 palestinezë gjatë dy ditëve të fundit në spitalin Al-Shifa dhe zonat përreth në qytetin e Gazës, transmeton Anadolu. Në një deklaratë, ushtria tha gjithashtu se ka arrestuar 160 të tjerë dhe i ka transferuar në Izrael për marrjen në pyetje të mëtejshme, ndërsa 300 janë ende duke u marrë në pyetje në hapësirat e spitalit. Në deklaratë theksohet se trupat izraelite janë ende duke luftuar në zonat përreth spitalit Al-Shifa, duke pretenduar se ushtria izraelite po shmang dëmtimin e civilëve, pacientëve, ekipeve mjekësore dhe pajisjeve mjekësore në spital.

Read more ...


Bukën do ta blejmë më shtrenjtë/ Rritet çmimi i energjisë për furrat nga 7.9 lekë deri në 12 lekë

Çmimi i energjisë për furrat e bukës do të ndryshojë duke u vendosur në tre fasha. Për ata që nuk kanë aktivitet shtesë vlera qëndron 7.9 lek për kilovat dhe në 9 lek për ata që prodhojnë edhe ëmbëlsira. Në rast se biznesi ka shtuar edhe bar kafe vlera rritet në 12 lekë. Ministrja Belinda balluku shprehet se për këtë kanë gjetur dakordësinë Çmimi i energjisë për furrat e bukës do të ndryshojë. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në tryezën me përfaqësuesit e bizneseve theksoi se me skemën e re jepet një zgjidhje e plotë, por shton dhe krijimin e një tjetër ure komunikimi.

Read more ...


Shqipëri, TIKA shpërndan ndihma për familjet në nevojë me rastin e muajit Ramazan

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka shpërndarë pako ushqimore për familjet e fëmijëve jetimë me rastin e muajit të Ramazanit, raporton Anadolu.Në aktivitetin e ndarjes së ndihmave në mjediset e Pallatit të Sportit "Farie Hoti" në Tiranë morën pjesë ambasadori i Türkiyes në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Mustafa Ata, kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, si dhe familjet që pranuan ndihmat. Në fjalimin e tij në aktivitet, ambasadori Atay e cilësoi muajin e Ramazanit si një periudhë të veçantë që i bashkon vëllezërit, duke shtuar se me këtë rast janë mbledhur sot si dy popuj vëllezër.

Read more ...

XS
SM
MD
LG