Lidhje


Me sa duket "taktika" funksionoi/SHBA: Rusia ka tërhequr disa njësi këmbësorie nga Ukraina lindore pas inkursionit ukrainas në Kursk

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, tha të enjten se Rusia kishte tërhequr një pjesë të trupave, duke përfshirë njësi të këmbësorisë, nga Ukraina dhe po i zhvendoste ato në Kursk, por se Shtetet e Bashkuara nuk e dinin saktësisht se sa ushtarë rusë kanë lëvizur nga Ukraina lindore.
Megjithatë, një zyrtar amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se nuk duket se Rusia ka lëvizur një numër të mjaftueshëm batalionesh të blinduara ose lloje të tjera të fuqisë luftarake nga vija e frontit në Ukrainë në drejtim të Kurskit dhe se Moskës do t'i duhet të zhvendosë më shumë trupa për të zmbrapsur forcat e Kievit atje. 

Read more ...


Zbulohet në Napoli shtypshkronja që “përmbyti” Europën me kartëmonedha false

Një shtypshkronjë për prodhimin e kartëmonedhave të falsifikuara u zbulua mëngjesin e 14 gushtit në Napoli, në lagjen Barra që ndodhet në pjesën lindore të qytetit.Operacioni i policisë italiane që nisi pas një hetimi të Prokurorisë së Napolit që synonte neutralizimin e një organizate transnacionale të dedikuar për falsifikimin e kartëmonedhave të falsifikuara 20, 50 dhe 100 euro çoi në sekuestrimin e 2.7 milionë eurove false.Karabinierët kryen një kontroll dhe arrestuan një burrë që besohet se ishte përgjegjës për ngritjen dhe menaxhimin e shtypshkronjës klandestine, të ndërtuar në shtëpinë e tij.

Read more ...


Dy fatalitete ndodhën sot në Tiranë, një vetvrasje dhe një aksident me pasojë vdekjen

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Tiranë. Një 23-vjeçare, dyshohet me probleme të shëndetit mendor dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Teksa një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur në Tiranë pasditen e kësaj të enjte. M. S., rreth 68 vjeçe ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën.Policia bën të ditur se e moshuara po pastronte dritaren e banesës kur ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka gjetur vdekjen.

 

Read more ...


Djemtë zihen në Tik Tok, baballarët me thika, si përfundoi në tragjedi zënka në rrjetet sociale

Sherri mes dy shokëve në Tik Tok ka vazhduar me përplasjen e baballarëve të tyre ballë për ballë.Ngjarja e rëndë në Kosovë, la pas një viktimë, Agim Xanin 57-vjeç dhe të plagosur me thikë djalin e tij 15-vjeç. Autorë të kësaj ngjarje të rëndë janë Skender Krasniqi dhe i biri i tij, Taulant Krasniqi, të cilët janë arrestuar nga policia.

 

Filli i gjithë kësaj ngjarje të rëndë ishte një përplasje mes fëmijëve në Tik Tok një ditë më parë, për shkak të një video. Pas përplasjes në rrjetin social, adoleshentët janë përballur me njëri-tjetrin, edhe në prani të prindërve, të cilët edhe ata u bënë pjesë e sherrit.

Read more ...

XS
SM
MD
LG