Lidhje


Vetëm në një vit ikën 465 mjekë dhe infermierë nga Shqipëria

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë gjatë dekadave të fundit, fuqia punëtore në shëndetësinë Europiane po përballet me krizë thotë një studim i fundit i BE-së mbi gjendjen shëndetësore në Europë për vitin 2024. Vetëm në vitin 2022 Gjermania mori nga Shqipëria 465 infermierë, vërehet në studim, e treta në rajon, pas Bosnjë Hercegovnës dhe Serbisë. Nga vendi ynë largohen çdo qindra doktorë dhe infermierë si rrjedhojë e kërkesës së lartë në vende e BE, kryesisht në Gjermani. Kërkesat për mjekë dhe infermierë të huaj pritet të jetë shumë e lartë në vitet në vijim nga BE, thuhet në publikimin BE-se

Read more ...


Spanja i bën thirrje I.zraelit të tërhiqet nga Siria dhe Libani për stabilitet dhe paqe në rajon

 Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, i bëri thirrje Izraelit që të tërhiqet ‘nga Siria dhe Libani” për të arritur stabilitet dhe paqe në rajon, transmeton Anadolu. “I bëj thirrje Izraelit që të tërhiqet nga Siria dhe Libani. Kjo do të kthejë sovranitetin dhe do të garantojë stabilitet, dhe për rrjedhojë paqen për të gjithë”, tha Albares në një panel diskutimi në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos.  Ai tha se ka “një shans real për paqe, për stabilitet dhe në të ardhmen, për prosperitet për popullin e Libanit dhe Sirisë”.

Read more ...


Banorët e Gazës për herë të parë pas 471 ditësh u zgjuan në një mëngjes pa b.ombardime

Pas marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve midis Tel Avivit dhe Hamasit, banorët e Gazës kaluan një natë pa ndonjë sulm nga ushtria izraelite dhe u zgjuan pa zhurmën e bombardimeve për herë të parë që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu. Marrëveshja e armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi dje në orën 11:15 të mëngjesit me orën lokale.vMe hyrjen në fuqi të armëpushimit, në Rripin e Gazës ndaluan sulmet që ushtria izraelite i ka vazhduar prej 471 ditësh.

Read more ...


Krimi dhe paraja e pistë rrit me 15% çmimet e apartamenteve në Shqipëri gjatë vitit 2025

Faktorët kryesorë që do të ndikojnë te shtrenjtimi i çmimeve mbeten rritja e kostos nga pagat e punëtorëve, shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit dhe kostoja nga rritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë. Rritja e çmimeve të apartamenteve nuk do të ndalet edhe gjatë 2025-s. Ndërtuesit presin të rrisin sërish çmimet e shitjes së apartamenteve. Shtrenjtim pronash pritet të ketë në zonat afër qendrës, Unazës së Vogël dhe Bulevardit të Ri në Tiranë.

Read more ...


26 vjet nga m.asakra e Reçakut, të mbijetuarit vazhdojnë të kërkojnë drejtësi

Qindra qytetarë e përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore, gjatë së mërkurës kanë vizituar kompleksin e Reçakut në Komunën e Shtimes në Kosovë. Aty ku 26 vite më parë u vranë dhe u masakruan 45 civil të paarmatosur, në mesin e tyre kishte gra, pleq e fëmijë. 15 janari hap plagë të shumta dhe sjell vuajtje për banorët e këtij lokaliteti. Reçaku është shfaqur në shumë media botërore, pas masakrës, rifilluan luftimet prej 48-orësh në mes të UÇK-së dhe forcave serbe për marrjen e kufomave sepse Serbia donte t’i zhdukte gjurmët e krimit, por kjo tentativë e tyre dështoi. Bota e pa krimin.

Read more ...

XS
SM
MD
LG