Lidhje


Marrëveshja me 3 faza/ Për çdo peng të moshuar, lirohen 3 të burgosur palestinezë (por një ushtare vlen 50)! Si funksionon a.rmëpushimi mes Hamasit dhe I.zraelit

Marrëveshje, më në fund. Hamas dhe Izraeli bien dakord për një armëpushim në Gaza dhe për lirimin e 33 pengjeve pas 467 ditësh lufte dhe muajsh negociatash shumë të vështira. Një marrëveshje që përfshin tre faza, në përfundim të të cilave — nëse respektohen të gjitha hapat — mund të arrihet edhe në një "armëpushim i përhershëm," siç thotë titulli i marrëveshjes që Basem Naim, zëdhënësi i Hamasit, e publikoi mbrëmë.

Read more ...


Përhapje virozash dhe raste të shtuara, mjekja tregon moshat e prekura me gjendje kritike

Moti i ftohtë dhe me temperatura të ulëta ka sjellë edhe fluks të shtuar të pacientëve të vegjël me virozat e stinës. Në një lidhje me “Dita Jonë” nga Qendra Shëndetësore numër 4 në kryeqytet, mjekja pediatre, Mirela Sula dha detaje mbi situatën e gripit. Sipas saj rastet më të rënda paraqiten te fëmijët e moshës nga 0-5 vjeç. “Ka goxha fluks be bëjmë vizita nga 20-25 numri i pacientëve të vegjël është rritur. Disa paraqiten më klinikë të rëndë, disa me klinikë të moderuar. Kjo varet shumë edhe nga mosha më të rëndë nga 0-5 vjeç.

Read more ...


“Kabineti i.zraelit nesër pritet të miratojë a.rmëpushimin në Gaza dhe marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve”

Kabineti i Sigurisë i Izraelit nesër pritet të mblidhet për të miratuar një marrëveshje armëpushimi në Gaza, si dhe një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve me Hamasin, transmeton Anadolu. Korporata e Transmetimit Publik të Izraelit (KAN) raportoi se kryeministri Benjamin Netanyahu po punon për të siguruar që ministri i Financave Bezalel Smotrich, një aleat i ngushtë i kryeministrit, të mos tërheq mbështetjen për qeverinë për shkak të kundërshtimit të tij ndaj marrëveshjes.

Read more ...


Zyrtarët: Përparim në negociatat për a.rmëpushim ndërmjet I.zraelit dhe Hamasit

 Zyrtarët njoftuan sot se ndërmjetësit amerikanë dhe arabë kanë bërë përparim të dukshëm gjatë natës në ndërmjetësimin e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve që ende po mbahen në Rripin e Gazës, por marrëveshja ende nuk është arritur. Tre zyrtarë të afërt me procesin e bisedimeve thanë se është bërë përparim dhe se ditët në vijim do të jenë kritike për t’i dhënë fund luftës 15 mujore që ka destabilizuar Lindjen e Mesme. Zyrtarët njoftuan sot se ndërmjetësit amerikanë dhe arabë kanë bërë përparim të dukshëm gjatë natës 

Read more ...


Protestë në Qipron Greke kundër vizitës së presidentit i.zraelit

Një grup grekësh qipriotë protestuan sot kundër vizitës së presidentit izraelit Isaac Herzog, transmeton Anadolu. Protestuesit u mblodhën përpara pallatit presidencial në Lefkosha, ku Herzog ishte planifikuar të takohej me presidentin Nikos Christodoulides, duke mbajtur pankarta që kritikonin Izraelin dhe administratën e tyre dhe duke valëvitur flamujt palestinezë, raportoi e përditshmja Phileleftoris. Protestuesit mbanin pankarta që deklaronin Herzogun “të padëshiruar” në Qipron Greke dhe brohoritnin slogane si “Stop gjenocidit”, “Rroftë miqësia e popujve” dhe “Jo luftërave imperialiste”.

Read more ...

XS
SM
MD
LG