Lidhje


Pacientja nderroi jete pas operacionit estetik. Reagon Spitali Amerikan: "Operacioni u krye me sukses"

Spitali Amerikan ka reaguar pas vdekjes së 28-vjeçares Lirida Hasalla, pas një operacioni estetik të kryer në ambientet e tij. Përmes një njoftimi të Spitalit thuhet se operacioni është kryer sipas protokollit mjekësor dhe profesional, konform çdo standarti mjekësor. Po ashtu thuhet se operacioni ka përfunduar me sukses dhe pa asnjë problem, por sipas njoftimit, në datë 30 janar e reja pësoi një komplikacion, që sipas tyre është pjesë e riskut të çdo ndërhyrjeje kirurgjikale.

Read more ...


Në një shkollë në Gaza gjenden trupat e pajetë të 30 palestinezëve me duar dhe sy të lidhur

Në një shkollë në Beit Lahiya në veri të Rripit të Gazës janë gjetur trupat e pajetë të 30 palestinezëve, me duar dhe sy të lidhur, transmeton Anadolu. Në deklaratën me shkrim nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, jepet informacion mbi këtë temë. Në deklaratë thuhet se është zbuluar se trupat e pajetë të 30 personave u gjetën në një shkollë të bllokuar nga Izraeli në Beit Lahiya, në veri të Rripit të Gazës. Dëshmitarët okularë në vendngjarje deklaruan se duart dhe sytë e të vrarëve ishin të lidhur.

Read more ...


Kryediplomati turk Hakan Fidan takon KM Rama dhe presidentin Begaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, raporton Anadolu. Takimi Rama-Fidan është realizuar në selinë e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, me pjesëmarrjen edhe të zyrtarëve të tjerë nga të dyja vendet. Gjatë ditës së sotme, kryediplomati turk u takua edhe me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ndërsa u  takua edhe me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Read more ...


Fidan: Turqia dhe Shqipëria janë dy kombe me afërsi historike /Prioritet pastrimi i mbetjeve të fundit të FETO-s në Shqipëri

Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan, duke folur rreth marrëdhënieve Turqi-Shqipëri tha se "Turqia dhe Shqipëria janë dy kombe, dy shtete me afërsi historike dhe lidhje të palëkundura si shtet ashtu dhe si komb", raporton Anadolu. Këtë vlerësim Fidan e bëri pas takimit të tij me homologun shqiptar Igli Hasani në Tiranë. Ai falënderoi Hasanin për mikpritjen duke shtuar se edhe më parë është gjendur në Shqipëri për detyra të ndryshme. 

Read more ...


Ministri i Jashtëm turk në Shqipëri, viziton Xhaminë e Namazgjasë

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, ka arritur për vizitë zyrtare në Shqipëri, ndërsa para takimeve të nesërme, sonte vizitoi Xhaminë e Namazgjasë në ndërtim e sipër në Tiranë dhe u takua me biznesmenë turq, raporton Anadolu. Në një postim në "X", Ministria e Jashtme publikoi fotografi të vizitës së kryediplomatit turk në xhaminë në Tiranë, ku arriti sot për vizitë zyrtare. Në fotografi, Fidan shihet duke inspektuar xhaminë dhe duke biseduar me qytetarë. Ministri i Jashtëm Fidan po ashtu është takuar edhe biznesmenë turq që veprojnë në Shqipëri.

Read more ...

XS
SM
MD
LG