OBSH: S.ulmi i.zraelit ka bërë jofunksional "institucionin e fundit të madh shëndetësor" në Gazën veriore
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se bastisja izraelite në spitalin Kamal Adwan e vuri jashtë shërbimit "institucionin e fundit të madh shëndetësor" në pjesën veriore të Rripit të Gazës, duke bërë thirrje që t'i jepet fund "këtij tmerri", raporton Anadolu. OBSH, përmes një postimi në X, tha se raportet fillestare tregojnë se disa departamente kyçe u dogjën dhe u shkatërruan rëndë gjatë bastisjes, ndërsa në spital mbetën 60 punonjës shëndetësorë dhe 25 pacientë në gjendje kritike, përfshirë ata në ventilatorë.