Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e e.rrëta
“Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje asaj që po ndodh në portin e Durrësit. Në shkrimin e plotë që lapsi.al sjell më poshtë hidhen dyshime për afera korrupstive si për projektin e ri që pritet të ndërtohet ashtu edhe për largimin e një kompanie gjermane. Projekti miliardësh i portit të Durrësit, dikur i promovuar si zemra ekonomike e Shqipërisë, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një simbol të intrigave ndërkombëtare, gabimeve politike dhe veprimeve të dyshimta.