Lidhje


Macron, Scholz dhe Meloni, letër Kurtit: Asociacioni, kusht për anëtarësim në KiE

Franca, Gjermania dhe Italia kanë ngulur këmbë në një letër dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se ato e mbështesin draft-statutin e propozuar nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, për themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe.

Javë më parë, Kurti i ishte drejtuar liderëve të këtyre tre vendeve me një letër, duke sqaruar pse Qeveria e Kosovës nuk mund ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese atë draft-statut dhe kishte propozuar ta shkruajë një të ri me kryetarët e tanishëm të komunave me shumicë serbe.

Read more ...


BE i bën thirrje Izraelit të ndalojë menjëherë sulmet tokësore në Rafah

Bashkimi Evropian (BE) i bëri thirrje Izraelit që të ndalojë menjëherë sulmet tokësore në qytetin Rafah të Gazës, duke deklaruar se në të kundërtën do të ushtrojë "presion të madh" në marrëdhëniet BE-Izrael, transmeton Anadolu.Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, tha se, "BE-ja i bën thirrje Izraelit të përfundojë menjëherë operacionin e tij ushtarak në Rafah. Ky operacion pengon më tej shpërndarjen e ndihmave humanitare në Gaza dhe shkakton zhvendosje të mëtejshme, duke çuar në uri dhe vuajtje njerëzore".

Read more ...


Shqiptari flet nga Meka: Udhëtova 41 ditë me biçikletë, ia dola me sukses

Rreth 40 ditë më parë, çiklisti Qamuran Hirda tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” se ai kishte nisur një sfidë me veten, të shkonte me biçikletë nga Shkupi në Mekë. Ai kishte parashikuar që ky udhëtim të shkonte rreth 1 muaj, por zgjati rreth 41 ditë. Ditë pas dite ai ka publikuar edhe foto të veçanta nga ky udhëtim që bëhet veç një herë në jetë. Këtë të martë ai ka folur sërish për Euronews Albania ku ka treguar disa përjetime nga kjo eksperiencë. “Sot ju them mirëmëngjesi nga Meka e bekuar në Arabinë Saudite. Si udhëtim ishte shumë i kënaqshëm, kam kaluar shumë mirë, megjithëse normale ka pasur edhe sfida të rënda dhe vështirësi, por ato duhet ti kalonim që të vinim deri këtu. 

Read more ...


Qeveria e re/ Lëvizja VLEN i "jep fund" Ballkanit të hapur?

Një nga pikat e para që koalicioni VLEN i ka kërkuar aleatit të tij të ardhshëm VMRO-DPMNE, me të cilin pritet të krijojë qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 8 Majit, është dalja nga nisma Vuçiç-Rama për Ballkanin e Hapur. VLEN ku bën pjesë dhe Vetëvendosja ka rënë dakord për parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për qeverinë e ardhshme me partnerin maqedonas. Duke cituar burime nga takimi, Alsat Maqedoni ka njoftuar se VMRO-DPMNE dhe VLEN janë marrë vesh për daljen e Maqedonisë së Veriut nga “Ballkani i Hapur”.“VLEN ka kërkuar dalje nga Ballkani i Hapur dhe një ide e tillë është përqafuar nga VMRO-DPMNE”, raportoi Alsat.

Read more ...


Varret masive të Gazës: A po zbulohet e vërteta?

Punonjësit palestinezë të urgjencës vazhdojnë të zbulojnë varre masive rreth tre spitaleve në Rripin e Gazës, muaj pasi forcat izraelite i rrethuan, duke pretenduar se ato po përdoreshin si qendra komanduese të Hamasit. Më shumë se 500 trupa janë gjetur dhe zyrtarët palestinezë kanë thënë se disa prej tyre kanë shfaqur shenja gjymtimi dhe torturash që përbëjnë krime lufte. Ushtria izraelite i ka hedhur poshtë akuzat si "të pabaza", duke thënë se trupat u varrosën nga palestinezët gjatë luftimeve midis forcave izraelite dhe Hamasit në zonë. 

Read more ...

XS
SM
MD
LG