Serbia në shok! Kosova nis prodhimin e a.rmëve me Turqinë!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka nisur procesin drejt hapjes së një fabrike për prodhimin e municionit dhe për laboratorë për dizajnim të fluturakeve pa pilotë, të njohur si dronë. Në fillim të mbledhjes të së mërkurës të Qeverisë së Kosovës, Kurti bëri të ditur se është nënshkruar vendimi për themelimin e një komisioni ndërministror që ka për qëllim vlerësimin dhe nisjen e këtij procesi. Ai tha se ky është “një hap i domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të ushtrisë”.