Çfarë është Projekti Nimbus?/Punonjësit e kompanisë Google protestojnë kundër kontratës me Izraelin

Punonjësit e kompanisë Google mbajtën protesta kundër lidhjeve të kompanisë me Izraelin në dy nga zyrat e gjigantit të teknologjisë në California dhe New York City, transmeton Anadolu. Protestat u drejtuan nga një grup i quajtur "No Tech For Apartheid", i cili thotë se kërkon që Google dhe Amazon "të anulojnë kontratën e tyre Nimbus me qeverinë dhe ushtrinë izraelite".
Në Sunnyvale, California, protestuesit u zotuan të qëndrojnë derisa Google të përfundojë kontratën e saj prej 1,2 miliard dollarësh me Amazon, e cila do t'i sigurojë Izraelit shërbime cloud dhe qendra të dhënash për projektin Nimbus.