Fushata kundër miratimit të Rezolutës në OKB, e cila dënon gjenocidin e Serbrenicës, po udhëhiqet nga presidenti pro-Rus Aleksandar Vuçiq

Disa analistë pohojnë se fushata kundër miratimit të Rezolutës për Srebrenicën, e udhëhequr nga politikanët serbë me mbështetjen e aleatëve rusë dhe kinezë në OKB, ka arritur rezultate të caktuara. Rezoluta, e cila sipas pretendimeve të viktimave të mbijetuara të gjenocidit, duhet të jetë një akt qytetërimi, tani po përpiqet të paraqitet si diçka që mund të destabilizojë B-H dhe rajonin.