Lidhje


INVESTIGIM / Skandal global: Arkitekti i Marrëveshjes së Oslos i lidhur me rrjetin Epstein

 

Një artikull investigativ i Al Jazeera ka ngritur pikëpyetje të forta mbi integritetin e një prej figurave kyçe të Marrëveshjeve të Oslos, duke e lidhur atë me rrjetin financiar dhe personal të financierit të ndjerë amerikan, Jeffrey Epstein. Zbulimet kanë shkaktuar reagime të ashpra në qarqet palestineze dhe kanë hapur debat të ri mbi transparencën e procesit të paqes të vitit 1993.

Read more ...


Trump kundërshton aneksimin e Bregut Perëndimor nga Izraeli

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, është kundër aneksimit të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. "Një Breg Perëndimor i qëndrueshëm e mban Izraelin të sigurt dhe është në përputhje me qëllimin e kësaj administrate për të arritur paqen në rajon", tha korrespondenti i Axios, Barak Ravid në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X, duke cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë. Më parë, Trump tha se nuk do ta lejojë Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor të pushtuar.

Read more ...


Rrëfim tronditës i agjentes së FBI: Narkoshteti i Ramës lidhi interesat e Izraelit me ishullin e Sazanit!

 

Një rrëfim i detajuar i ish-përkthyeses së FBI-së, Sibel Edmonds, sinjalizuese e sigurisë kombëtare amerikane, paraqet një tablo të errët për funksionimin e shtetit shqiptar, duke e përshkruar atë jo si një vend ku krimi i organizuar vepron paralelisht me pushtetin, por si një strukturë shtetërore e integruar me krimin, me rrënjë që shkojnë që në vitet 1992–1993.

Read more ...


Komisioni Evropian SHKUND Ramën: Lejo Kuvendin të heqë imunitetin e Ballukut!

 

Në një deklaratë të fundit të publikuar më 9 shkurt 2026, sipas mediave, Komisioni Evropian i bëri thirrje zyrtare Kuvendi i Shqipërisë që të trajtojë me urgjencë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit parlamentar të Belinda Ballukut, një hap që duhet të lejojë më tej procedurat penale, përfshirë edhe arrestimin e saj. Sipas Komisionit Evropian, kjo përgjegjësi parlamentare është një element thelbësor i luftës kundër korrupsionit dhe një pritshmëri e qytetarëve shqiptarë për avancimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Read more ...


E FUNDIT/ Prokuroria Speciale kërkon 180 vite burg për katër krerët e UÇK

Kryeprokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kimberly West, ka kërkuar që të katër ish-komandantët e UÇK të akuzuari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të dënohen me nga 45 vjet burgim secili, për përgjegjësi lidhur me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, sipas një kërkese të paraqitur zyrtarisht para trupit gjykues.

Read more ...

XS
SM
MD
LG