Lidhje


Luksemburgu do të njohë shtetin palestinez në samitin e OKB-së në Nju Jork

Luksemburgu ka njoftuar se do t’i bashkohet një grupi vendesh që do të njohin shtetin e Palestinës gjatë samitit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork javën e ardhshme. Lëvizja vjen në kuadër të një presioni ndërkombëtar në rritje ndaj Izraelit, pas vendimeve të ngjashme nga Australia, Britania, Kanadaja dhe Franca. Kryeministri i Luksemburgut, Luc Frieden, tha për Al Jazeera se “një lëvizje po shfaqet tani në Evropë dhe në mbarë botën për të demonstruar se zgjidhja me dy shtete është ende e rëndësishme”.

Read more ...


Fidan: Problemi më i madh në rajon është politika ekspansioniste e I.zraelit

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka deklaruar se problemi më i madh në rajon në rajon është politika ekspansioniste e Izraelit, si dhe ka theksuar se ka dy arsye pas kësaj politike. “Së pari, qëllimi i Izraelit për të zgjeruar territorin e tij për të krijuar Izraelin e Madh. Së dyti, përpjekja e tij për të dobësuar dhe copëtuar vendet rajonale, veçanërisht fqinjët e tij”, tha Fidan në një intervistë me Al Jazeera dhe Qatar TV. Komentet e tij erdhën pas pjesëmarrjes në takimin e ministrave të jashtëm që synonte përcaktimin e agjendës për samitin e jashtëzakonshëm të përbashkët të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe Ligës Arabe.

Read more ...


Samiti i Jashtëzakonshëm i Përbashkët Arabo-Islam do të mblidhet për të diskutuar sulmin e I.zraelit ndaj Katarit

Katari njoftoi se do të mbahet një Samit i Jashtëzakonshëm i Përbashkët Arabo-Islam për të diskutuar sulmin e Izraelit ndaj kryeqytetit, Doha, transmeton Anadolu. Sipas lajmit të televizionit Al Jazeera, Ministria e Punëve të Jashtme e Katarit njoftoi se do të organizojë një takim përgatitor të Ministrave të Jashtëm për Samitin e Jashtëzakonshëm të Përbashkët Arabo-Islamik dhe se më pas më 14-15 shtator në kryeqytetin Doha do të mbahet Samit i Jashtëzakonshëm i Përbashkët Arabo-Islam për të diskutuar sulmin e Izraelit ndaj Doha-s.

Read more ...


Gj.enocidi vazhdon/Çfarë ndodhi dje. S.ulmet i.zraelite vr.asin 43 palestinezë, kryesisht persona të zhvendosur dhe fëmijë, në Gaza

Të paktën 43 palestinezë, kryesisht persona të zhvendosur dhe fëmijë, u vranë në sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës të dielën, sipas burimeve mjekësore. Ekipet e mbrojtjes civile nxorën nga rrënojat trupat e 10 palestinezëve që u vranë në sulmet izraelite në të gjithë Gazën që nga e diela në mëngjes. Stafi mjekësor lokal i tha Anadolu-t se katër persona, përfshirë dy fëmijë, u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur avionët luftarakë izraelitë bombarduan tendat që strehonin familjet e zhvendosura në lagjen al-Rimal në qytetin perëndimor të Gazës.

Read more ...


Viti i Ri Shkollor: Midis Propagandës dhe Realitetit

Nesër 345 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës për të nisur vitin e ri arsimor 2025–2026. Ministria e Arsimit ka shpërndarë një listë arritjesh: transport falas për 38 mijë nxënës e 12 mijë mësues, 3,500 bursa për ata në nevojë, libra falas për ciklin fillor dhe rritje të numrit të mësuesve ndihmës në 2,260. Në letër, fotografia duket inkurajuese. Por pas fasadës së propagandës institucionale, tabloja reale është krejt tjetër: një sistem arsimor në krizë, me banka bosh, shkolla që mbyllen dhe një cilësi që bie me ritme alarmante.

Read more ...

XS
SM
MD
LG