Mbi 180 të v.dekur në Gaza në 24 orët e fundit, për shkak të urisë

Të paktën 180 persona, përfshirë 93 fëmijë, kanë vdekur së fundmi nga uria në Rripin e Gazës, raportoi Ministria e Shëndetësisë në kanalin e saj Telegram. “Pesë vdekje për shkak të urisë dhe kequshqyerjes u regjistruan në spitalet e Gazës gjatë 24 orëve të fundit”, tha ministria. Kështu, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga uria “ka arritur në 180, përfshirë 93 të mitur”. Sipas të dhënave të fundit të ministrisë, numri i përgjithshëm i viktimave të përshkallëzimit të konfliktit në enklavë që nga tetori i vitit 2023 është rritur në 60,430, me mbi 148,000 të plagosur.