Lidhje


Evropa në protestë për “Madleen”, dënojnë arrestimin e aktivistëve

Shtetet evropiane kanë protestuar më 9 qershor kundër sekuestrimit të anijes humanitare “Madleen”, e cila po transportonte ndihma jetike drejt Gazës. Demonstruesit dënuan arrestimin e aktivistëve në bord dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm të tyre. Në Francë, qindra protestues u mblodhën në sheshin “Place de la République” në Paris, ku shprehën zemërimin ndaj bastisjes së anijes nga Izraeli dhe bllokadës ndaj Gazës. Qytetarët italianë kanë protestuar përpara Bazilikës historike të Panteonit në Romëduke dënuar ndërhyrjen e Izraelit ndaj anijes civile të ndihmave.

Read more ...


Fillon rrugëtimin "Konvoji i Rezistencës së Magrebit" nga Tunizia në Gaza

 "Konvoji i Rezistencës së Magrebit", i organizuar për të thyer bllokadën izraelite të Rripit të Gazës dhe për të mbështetur popullin palestinez u nis nga Tunizia. Të mbledhur në "Rrugën e 5-të Mohammed" në qendër të kryeqytetit Tunis, qindra aktivistë nga Mauritania, Maroku, Algjeria dhe Tunizia përfunduan procedurat e tyre të regjistrimit në orët e para të mëngjesit dhe u nisën për në ndalesën e parë të konvojit, qytetin Sousse në Tunizi. Një numër i madh njerëzish gjithashtu përcollën konvojin duke mbajtur flamuj palestinezë dhe tunizianë.

Read more ...


“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

Jeffrey Epstein, miliarderi i arrestuar në 2019 për trafikim seksual të të miturave, u gjet i vdekur në burg nën rrethana të dyshimta, duke nxitur shumë teori konspirative. Ai ishte në qendër të një skandali ku rekrutoheshin vajza të mitura për abuzime seksuale në shtëpitë e tij luksoze dhe ishuj privatë, me pjesëmarrjen e figurave të fuqishme.“Dosjet Epstein” kanë hyrë në përplasjen e pashembullt midis Elon Musk dhe Donald Trump. 

Read more ...


Presidenti brazilian, Lula da Silva: Ajo që po ndodh në Gaza është gj.enocid

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva në lidhje me sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Gaza tha se "Ajo që po ndodh në Gaza është gjenocid. Po vriten gratë dhe fëmijët që nuk kanë të bëjnë fare me luftën". Lula da Silva reagoi ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza në një konferencë për media në pallatin presidencial Planalto. Ai theksoi se ajo që po ndodh në Gaza nuk ka të bëjë fare me luftën. "Ajo që po ndodh në Rripin e Gazës është gjenocid. Po vriten gratë dhe fëmijët që nuk kanë të bëjnë fare me luftën.

Read more ...


LGBTQ/ Si e “fshiu” Trump Muajin e Krenarisë në Amerikë

Eventet LGBTQ në të gjithë Amerikën po përballen me mungesë fondesh, ndërsa sponsorët korporativë tërhiqen nga frika se mos zemërojnë administratën. Amerika korporative është larguar nga dashuria për muajin e Krenarisë dhe kjo ndodhi për shkak të Donald Trump. Bizneset që dikur mbulonin produktet me flamuj ylber në qershor, këtë vit po tërhiqen në heshtje, nga frika e ndonjë hetimi nga administrata Trump. Ndërkohë, eventet e Krenarisë në mbarë SHBA-në po përballen me mungesa serioze buxheti, pasi sponsorët korporativë janë zhdukur.

Read more ...

XS
SM
MD
LG