OKB: 613 banorë të Gazës të v.rarë në qendrat e shpërndarjes së ndihmave që nga fundi i majit

Të paktën 613 persona janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fundi i majit në vendet e shpërndarjes humanitare dhe pranë autokolonave, sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara .”Nga këto, 509 vrasje u regjistruan në ose pranë stacioneve të diskutueshme të shpërndarjes të drejtuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF)”, theksoi zëdhënësja e të drejtave të njeriut të OKB-së, Ravina Shamdasani. Fondacioni filloi punën e tij në Rripin e Gazës në fund të majit, pas një bllokade izraelite të shpërndarjes së ndihmës që zgjati gati tre muaj.