Lidhje


Dëshpërim me shifrat/Emigracioni i të rinjve rifut në punë moshat e pensionit mbi 64 vjeç

Treguesit e punësimit u përmirësuan gjatë vitit 2023, por struktura sipas grup-moshës e të punësuarve tregon se, ka një tkurrje të fortë të të rinjve dhe një rritje të punësimit tek personat në moshë pensioni mbi 64-vjeç, raporton INSTAT. Gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2023 sipas të dhënave nga Anketa e Forcës së Punës ishin të punësuar mbi 253,5 mijë persona të moshës 15-29 vjeç ose 21 mijë më pak se në të njëjtën periudhe të vitit 2022. 

Read more ...


Parkut në Turqi i vendoset emri i heroit tonë mbarëkombëtar

Parkut qendror të Komunës Turgutlu u emërua "Dëshmor Adem Jashari", në nder të njërit prej heronjve të rëndësishëm të Republikës së Kosovës madje të gjithë shqiptarisë, inagurimi i parkut filloi me  një ceremoni. Në ceremoni morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të Republikës së Kosovës. Emri i Dëshmorit Adem Jashari, heroit kombëtar të Republikës së Kosovës, vendit mik dhe vëlla i Republikës së Turqisë dhe njërit prej komandantëve legjendar në arritjen e pavarësisë së Kosovës, u përjetësua në rrugën Ülkü të distriktit Istiklal. 

Read more ...


Pse 'ushtria më morale në botë' po shfaq veprime të shthurura në Gaza?

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka shpallur ushtrinë izraelite si "ushtria më morale në botë" që nga tetori i vitit të kaluar kur dërgoi trupat e tij brenda enklavës së rrethuar palestineze të Gazës. Sidoqoftë, pamjet vizuale që mbushin platformat e mediave sociale si TikTok, Telegram dhe X të filmuara dhe të shpërndara nga vetë ushtarët izraelitë tregojnë atë që kritikët e kanë përshkruar si një "sjellje të shthurur", që nuk reflekton një ushtri profesionale. 

Read more ...


73-vjeçarja që agjëron: Në komunizëm s’na linte Enver Hoxha, fshiheshim…

Ka nisur sot agjërimi për të gjithë besimtarët myslimanë. Përgjatë 1 muaji, deri në 9 prill do të vijojë Ramazani, një muaj i faljes dhe i mëshirës.Rejhana Kalamishi Shpendi 73-vjeçe, e cila agjëron prej moshës 30-vjeçe, ishte e ftuar mëngjesin e ditës së sotme në emisionin “Good Morning Albania”, në Euronews Albania theksoi se në komunizëm nuk kishin mundësi që të agjëronin pasi  nuk i lejonte diktatori Enver Hoxha. Pavarësisht kësaj, ajo tregoi se e mbanin agjërimin fshehurazi ndërsa shtoi se prindërit i kishte praktikantë të fesë.

Read more ...


Dhjetëra mijëra njerëz vërshojnë rrugët e Londrës në mbështetje të palestinezëve

Dhjetëra mijëra demonstrues vërshuan rrugët e Londrës të shtunën për të kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës dhe për të shprehur solidaritet me palestinezët, raporton Anadolu. Protesta masive, e organizuar nga grupet e shoqërisë civile, duke përfshirë Fushatën e Solidaritetit me Palestinën, Koalicionin Stop Luftës dhe Miqtë e Al-Aksasë, filloi në Hyde Park në orët e para, duke kulmuar me një marshim drejt Ambasadës së SHBA-së. Ndërsa demonstrata zhvillohej, policia qëndroi në gatishmëri të lartë, duke zbatuar masa intensive sigurie për 11 ngjarje të ndryshme në gjithë qytetin.

Read more ...

XS
SM
MD
LG