Lidhje


Dronët "Bayraktar" mbërrijnë në Shqipëri

Autoritetet shqiptare kanë njoftuar se dronët turq "Bayraktar" TB2 kanë mbërritur në Shqipëri, transmeton Anadolu. Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, në rrjetet sociale ka njoftuar se dronët "Bayraktar", sipas tij të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri. "Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre (dronëve). Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes", ka shkruar Peleshi.

Read more ...


Më shumë se 100 të vrarë në turmën që po priste ndihmat humanitare në Gaza

Më shumë se 100 palestinezë raportohet se janë vrarë ndërsa prisnin për të marrë ndihma në veri të Gazës.
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi fajësoi forcat izraelite, ndërsa mediat palestineze cituan burime mjekësore duke thënë se trupat izraelite qëlluan mbi turmën.
Një burim ushtarak izraelit tha se trupat hapën zjarr pasi besonin se ushtarët ishin në rrezik.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se dhjetëra palestinezë u vranë duke u shkelur dhe shtypur nga kamionë.

Read more ...


At Nikolla Xhufka mbështet protestën e organizuar nga disa shoqata kundër ilegjitimitetit gylenist

At Nikolla Xhufka është i vetmi klerik i një feje tjetër i cili sot u shpreh në mbështetje të protestës që një grup besimtarësh dhe shoqatash, kanë organizuar përballë medresesë së Tiranës. E vlersojmë reagimin dhe qëndrimin e tij si një akt i pastër i pluralizmit dhe multilkulturalizmit i cili realisht është një vlerë e shtuar në mesin e atyre që e duan dhe e vlersojnë integritetin dhe sovranitetin e vendit të tyre.

Read more ...


Osmani: Kosova me Ukrainën deri në fitore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se fitorja e Ukrainës në luftën kundër Rusisë do të jetë fitore edhe e Evropës. Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se fitorja e Ukrainës është fitore edhe ndaj atyre që duan ta destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe të rikthejnë mendësinë e dhunës e shkatërrimit. “Është fitore e lirisë. Prandaj Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore”, ka shkruar Osmani, e cila sot në Tiranë mori pjesë në samitin “Ukrainë – Evropa Juglindore”. Ajo tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina do të vjen bashkë me fitoren e saj në luftën ndaj Rusisë dhe se Kosova do të vazhdojë mbështetjen ndaj Ukrainës, kundër agresionit ushtarak rus.

Read more ...


Rebelët Houthi lënë “gjysmën e botës” pa internet, çaktivizojnë kabllot nënujore Evropë-Azi

Dëmi po shkakton ndërprerje të mëdha në komunikimet globale të internetit midis Evropës dhe Azisë, veçanërisht në vendet e Gjirit dhe Indi. Rebelët Houthi të Jemenit vijojnë të mbeten problematik në Detin e Kuq, aty ku ka nisur edhe një mision i Perëndimorëve për t’i penguar ata që të bllokojnë rrugën më të frekuentuar tregtare, që kalon përmes kanalit të Suezit. Së fundmi raportohet se Houthi-t kanë rrëzuar katër kabllo komunikimi nënujor midis Arabisë Saudite dhe Xhibutit. Kompanitë do të detyrohen të kërkojnë kompani të gatshme për të kryer punën e riparimit dhe ndoshta të paguajnë një premium të lartë rreziku.

Read more ...

XS
SM
MD
LG