Varfëria, gati 1 mln shqiptar nuk arrijnë të ngrohin shtëpinë ditëve të dimrit

Gati 1 milionë shqiptarë, fëmijë e të rritur nuk arrijnë do ta mbajnë shtëpinë e tyre të ngrohtë pavarësisht temperaturave të ulëta të dimri. Një studim i Entit Rregullator të Energjisë tregon se janë saktësisht 988 mijë e 719 banorë, thënë ndryshe 35.8 për qind e popullsisë që nuk kanë kushtet për të paguar faturat e energjisë për ngrohje. Studimi i ERE “Mbi politikat rregullatore për mbrojtjen e klientëve në nevojë në sektorin e energjisë elektrike”, tregon edhe mënyrën se si mund të zbutet varfëria energjetike në vend. Varfëria energjetike në Shqipëri lidhet me vulnerabilitetin në termin “klient në nevojë”, ndërsa ndihma sociale është i vetmi mjet i ndërhyrjes.