Sa do të përfitojnë shqiptarët nga ky zbulim? / Hidrogjeni në Bulqizë, përfitime kolosale nga zbulimi i ri nëntokësor

Rezervuari masiv i hidrogjenit i zbuluar nën një minierë shqiptare po bën xhiron e Botës. Bulqiza nuk po lakohet vetëm si një nga minierat më të mëdha të kromit në Tokë, por edhe si vendi që përmban gjithashtu një rezervuar të madh hidrogjeni, një burim potencial i energjisë së pastër. Në studimin e ri, shkencëtarët zbuluan rezervuarin falë reve të mëdha të gazit të hidrogjenit që rrjedhin nga pellgjet e ujit brenda minierës së Bulqizës.