Lidhje


OKB: Sulmi izraelit në Rafah do të vendosë gozhdën e fundit në arkivolin e programeve tona të ndihmës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se "Sulmi i Izraelit në Rafah nuk do të jetë vetëm i tmerrshëm për më shumë se një milion civilë palestinezë atje, por do të vendosë gozhdën e fundit në arkivolin e programeve tona të ndihmës", transmeton Anadolu.Duke folur në hapjen e Sesionit të 55-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Guterres tha se asgjë nuk do të arsyetonte sulmet e Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor 2023.

Read more ...


Stoltenberg: Ukraina do të anëtarësohet në NATO, është vetëm çështje kohe

Ukraina tani është më afër NATO-s se kurrë më parë. Është vetëm çështje kohe para se vendi të bashkohet me aleancën, tha Sekretari i Përgjithshëm i ATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një fjalimi. “Presidenti Putin e filloi këtë luftë sepse donte të mbyllte dyert për NATO-n dhe t’i hiqte të drejtën Ukrainës për të zgjedhur rrugën e saj. Por ai arriti pikërisht të kundërtën. Ukraina tani është më afër NATO-s se kurrë më parë.  Ukraina do t’i bashkohet NATO-s, nuk është çështje ‘nëse’, por çështje ‘kur’”, tha Stoltenberg. Sekretari i Përgjithshëm shtoi se aleanca do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën

Read more ...


Kot nuk është thënë 'Nevoja stimulon fantazinë' /Gratë në Gaza qepin pelena fëmijësh me kosto të lirë

Rrobaqepësit palestinezë në Gaza po gjejnë zgjidhje për të trajtuar çmimet tashmë të papërballueshme të pelenave, të cilat janë bërë të paarritshme për mijëra prindër, me kosto aktualisht mbi 10 fishë më të larta përpara se Izraeli të niste sulmin e tij dhe rrethimin e plotë të enklavës. Grupi i grave të shkathëta qepin rreth 500 pelena prej pëlhure dhe pambuku çdo ditë në një punëtori qepëse në Rafah, duke ua shpërndarë prindërve për rreth katër dollarë për paketë prej tetë - gjysma e çmimit të pelenave të disponueshme të prodhuara në masë.Menaxherja e punëtorisë, Maysaa Qatati e di se produkti mezi do të ndikojë në kërkesën e madhe, por biznesi i vogël po lulëzon dhe po krijon vende pune.

Read more ...


Sondazhi: Shqiptarët nuk duan t’i kenë afër anëtarët e LGBT

Sondazhi i fundit i “Barometrit” në Euronews Albania, i ka vendosur qytetarët përballë pyetjeve që kanë të bëjnë me komunitetin LGBT+ në vendin tonë. Në përgjigjet e pyetjeve të bëra për qytetarët është i dukshëm niveli i lartë i mos njohjes se përgjithshme me këtë komunitet . Pyetjes “në jetën tuaj a keni njohur direkt apo keni eksperiencë te drejtpërdrejtë me ndonjë person te komunitetit LGBT” përqindja e atyre qe përgjigjen jo është 86.3 %. Përballë një shifre të këtij niveli për mosnjohjen, pyetjet e tjera i kanë vendosur qytetarët përballë situatave hipotetike për prezencën e komunitetit LGBT, në nivele, pozicione, afërsi të ndryshme.

Read more ...


Tek cili lloj i terorrizmit bën pjesë ky akt terrori? /Kanada, gjykatësja vendos se vrasja e familjes muslimane ishte “akt terrorist”

Një gjykatëse kanadez ka vendosur se vrasja e katër anëtarëve të një familje muslimane në Ontario ishte një “akt terrorist”, transmeton Anadolu. Gjykatësja Renee Pomerance tha se vrasësi e drejtoi me dashje kamionin e tij drejt familjes Afzaal që ishin jashtë për shëtitje në mbrëmjen e 6 qershorit të vitit 2021. 46-vjeçari Salman Afzaal, gruaja e tij 44-vjeçare Madiha Salman, vajza 15-vjeçare Yumna dhe gjyshja e saj 74-vjeçare Talat Afzaal u vranë në sulm, ndërsa djali 9-vjeçar i çiftit u plagos rëndë, por mbijetoi.

Read more ...

XS
SM
MD
LG