Italia e “gatshme” të dërgojë trupa përkrah OKB-së për shtetin palestinez të njohur nga Izraeli
Italia ka shprehur gatishmëri të dërgojë trupa përkrah Kombeve të Bashkuara (OKB) për krijimin e një shteti palestinez të njohur nga Izraeli dhe që njeh Izraelin, transmeton Anadolu. Në një intervistë për gazetën Avvenire, ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, foli për çështjet ndërkombëtare në dritën e situatës së fundit në rajon pas vdekjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në bombardimet e ushtrisë izraelite më 27 shtator.