Ushtari i.zraelit ikën nga Brazili pas hetimeve ndaj tij për k.rime l.ufte në Gaza

Një ushtar izraelit i akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës gjatë luftës në Gaza është arratisur nga Brazili ku autoritetet po bënin presion për një hetim, transmeton Anadolu.
Hetimi buron nga një ankesë e paraqitur nga Fondacioni Hind Rajab (HRF), një organizatë me bazë në Belgjikë, që mbron drejtësinë për viktimat palestineze, tha transmetuesi publik izraelit KAN.