Kryeministri grek Mitsotakis kërkon përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Serbisë në BE

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se procesi i anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian (BE) duhet të përshpejtohet, transmeton Anadolu. Duke folur në hyrje të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, ku u mblodhën liderët e BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, Mitsotakis tha se Greqia e ka mbështetur që në fillim perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Duke ndarë pikëpamjen e tij për Serbinë dhe Shqipërinë, Mitsotakis tha: “Unë mendoj se është jashtëzakonisht e nevojshme që të përshpejtohet përparimi drejt BE-së për Serbinë, vendin më të madh në Ballkanin Perëndimor. Kjo është një pikë themelore referimi për stabilitetin në rajon”.