Lidhje


SHBA konfirmon kontaktet e drejtpërdrejta me grupin që rrëzoi Assadin nga pushteti

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka konfirmuar për herë të parë kontaktet e drejtpërdrejta mes administratës Biden dhe grupit Hayat Tahrir al-Sham (HTS), i cili luajti një rol kyç në rrëzimin e presidentit sirian Bashar al-Assad.
 
 
Në një konferencë për shtyp në Jordani, Blinken deklaroi se këto kontakte janë pjesë e përpjekjeve për të mbështetur Sirinë në një tranzicion drejt paqes dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një shteti përfshirës dhe jo-sektar.

Read more ...


Turqia e bindi Iranin dhe Rusinë që të braktisin Assadin, thotë ministri i Jashtëm i Turqisë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan dha detaje të reja rreth përmbysjes së qeverisë së Bashar Asadit në Siri. Fidan tha të premten se Turqia i kërkoi Rusisë dhe Iranit që të mos ndërhyjnë ushtarakisht për të mbështetur Assadin, ndërkohë që rebelët sirianë avanconin rrufeshëm drejt Damaskut.

 

"Gjëja më e rëndësishme ishte të bisedonim me rusët dhe iranianët për të siguruar që ata të mos hynin ushtarakisht në ekuacion. Ne patëm takime me [ata] dhe ata e kuptuan," tha Fidan për televizionin turk NTV.

Read more ...


Ushtria amerikane largon nga Siria Travis Timmerman-in, i liruar nga b.urgjet e Asadit

Shtetasi amerikan Travis Timmerman është larguar nga Siria nga ushtria amerikane pasi u lirua nga robëria e regjimit në fillim të kësaj jave, raporton Anadolu. Timmerman, 29 vjeç, u lirua nga qendra e paraburgimit dhe torturës "Dega e Palestinës" (Far Falastin) në Damas, bashkë me mijëra të burgosur të tjerë të cilët u liruan pas rënies së regjimit Baath të dielën. Timmerman tha për Anadolu se ai u kap nga forcat e sigurisë kufitare siriane shtatë muaj më parë, teksa ishte në malet midis Libanit dhe Sirisë.

Read more ...


Siri, Ushtria Kombëtare Siriane ç.liron nga organizata t.erroriste PKK/YPG digën Tishrin

Në kuadër të operacionit "Agimi i Lirisë" i nisur nga Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) u çlirua nga pushtimi i organizatës terroriste PKK/YPG diga Tishrin, e cila siguron pjesën më të madhe të furnizimit me ujë dhe energji elektrike të qyteteve që ndodhen kryesisht në pjesën lindore, transmeton Anadolu.

 

Në kuadrin e operacionit SNA siguroi kontrollin e digës Tishrin e cila ndodhej nën pushtimin e organizatës terroriste PKK/YPG që nga viti 2015.Tishrin e cila ndodhet në jug të provincës Munbixh dhe që është një prej digave më të rëndësishme mbi lumin Eufrat, është diga më e rëndësishme dhe më e madhe e marrë nën kontroll deri më tani.

Read more ...


Shqipëria abstenon! /Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkon a.rmëpushim 'të menjëhershëm' në Gaza

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me shumicë dërrmuese për të kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës dhe ka shprehur mbështetje për punën e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA). Asambleja miratoi të mërkurën një rezolutë që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm në Gaza, i cili u miratua me 158 vota pro nga asambleja prej 193 anëtarësh dhe nëntë vota kundër dhe 13 abstenime.

 

 

Një rezolutë e dytë që shpreh mbështetje për UNRWA-n dhe dënon një ligj të ri izraelit që do të ndalonte operacionet e agjencisë së OKB-së në Izrael u miratua me 159 vota pro, nëntë kundër dhe 11 abstenime, UNRWA i bën thirrje israelit të respektojë detyrimet, të respektojë privilegjet dhe imunitetet e  UNRWA-s si dhe të mbaj përgjegjësinë e saj.  

Read more ...

XS
SM
MD
LG