Presidenti Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan u prit me një ceremoni zyrtare nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni në kryeqytetin Romë, në të cilin ai ndodhet për të marrë pjesë në Samitin e 4-t Ndërqeveritar Türkiye-Itali.
Kryeministrja Meloni e priti presidentin Erdoğan teksa zbriti nga automjeti i tij në ceremoninë e mbajtur në rezidencën Villa Pamphili. Erdoğan dhe Meloni pas përshëndetjes së trupës ceremoniale pozuan për mediat duke shtrënguar duart.