Lidhje


Qeveria libaneze konfirmon miratimin e H.ezbollahut për vendosjen e u.shtrisë në jug

Qeveria libaneze konfirmoi sot se Hezbollahu ka rënë dakord të lejojë ushtrinë të zgjerojë autoritetin e saj në rajonet jugore të vendit, transmeton Anadolu. Qeveria theksoi se ushtria është entiteti i autorizuar për të zbatuar Rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit me Izraelin.

 

Ministri i Informacionit Ziad Makary tha në një konferencë shtypi pas një takimi të kabinetit në Bejrut se kabineti do të mblidhet të shtunën e ardhshme në qytetin jugor të Tirit. Ai vuri në dukje se komandanti i ushtrisë do të marrë pjesë për të paraqitur planin e ushtrisë për dislokimin në jug.

Read more ...


I.zraelitët u vënë flakën pronave të palestinezëve në Bregun Perëndimor

Izraelitët që uzurpuan tokat palestineze, u kanë vënë flakën dy shtëpive, një dyqanit dhe tre automjeteve të palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu. Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, izraelitët që uzurpuan tokat palestineze, bastisën qytezën Beit Furik, në lindje të Nablusit të pushtuar.

 

Izraelitët i vunë flakën një shtëpie në ndërtim, një dyqani dhe një automjeti që i përkiste palestinezëve. Gjithashtu njoftohet se izraelitët dogjën një shtëpi dhe dy automjete në vendbanimin Huwwara pranë Nablusit.

Read more ...


Përditësimi i situatës | 71 civilë u v.ranë dhe u p.lagosën nga s.ulmet ajrore ruse në qendër në Idlib

Provinca Idlib: Të paktën 71 civilë, duke përfshirë fëmijë dhe gra, u vranë dhe u plagosën nën sulmet ajrore ruse nga avionët luftarakë që synonin Qendrën Idlib dhe rrethinën e saj, ku nëntë persona u vranë dhe 62 të tjerë u plagosën, ndërsa 12 të tjerë, përfshirë një grua u vranë dhe u plagosën nën sulmet ajrore të avionëve luftarakë në rrugën Khamara pranë tregut në Idlib.

 

Më herët sot, avionët luftarakë rusë kryen një masakër në qytetin e Idlibit, duke lënë tetë civilë, përfshirë dy fëmijë dhe një grua, të vdekur dhe duke plagosur më shumë se 50 të tjerë. Sulmet ajrore ruse shënjestruan një kamp të zhvendosur në lagjen Xhaame'ah në qytet.

Read more ...


Tragjedi! Gruaja u rrëzua nga kati i 7-të dhe v.des, gishti drejtohet nga ish-lojtari argjentinas i paralizuar që ishte në shtëpi

Është një histori që po i bën njerëzit të flasin (shumë) dhe premton të jetë një temë gjatë ditëve të ardhshme. Raquel Candia, bashkëshortja e ish-futbollistit argjentinas Fernando Cáceres, vdiq në moshën 45-vjeçare, pasi u rrëzua nga kati i shtatë i pallatit ku banonte, në një kohë kur në shtëpi ishin vetëm ajo dhe bashkëshorti.Sipas shtypit argjentinas, rasti është duke u hetuar nga autoritetet e Buenos Aires duke marrë parasysh tre hipoteza: femicid, vetëvrasje, ose aksident.

 

Një nga aspektet që e bën rastin të veçantë është se Cáceres, aktualisht 55 vjeç, ndodhet në një karrige me rrota që nga viti 2009, vit në të cilin u qëllua në fytyrë gjatë një tentative grabitjeje.

Read more ...


Koreja e jugut shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Koresë së Jugut Jon Suk Jeol shpalli sot gjendjen e jashtëzakoshme dhe ligjin ushtarak. Ai urdhëroi ndalimin e të gjitha aktiviteteve politike në vend dhe nxori një dekret për mbylljen e parlamentit të kontrolluar nga opozita. Ligji ushtarak hyri në fuqi menjëherë dhe ushtria koreane jugore u vu në lëvizje duke bllokuar rrugët e Seulit dhe duke marrë në dorëzim ndërtesat kyçe të shtetit. Ndalimi i aktiviteteve politike përfshin edhe censurimin e të gjithë mediave dhe organeve të pavarura, si dhe ndalimin e grumbullimeve dhe të demonstratave.

Read more ...

XS
SM
MD
LG