L.ufta e Tretë Botërore tashmë është duke u zhvilluar – në Ukrainë

Në javët e para të luftës në Ukrainë, nëse ecje përgjatë vijës së frontit, mund të dëgjoje thirrje në gjuhën ukrainase dhe ruse, ndoshta të përziera me zëra të gjuhëve rajonale si burjate dhe çeçene.
Sot, ushtarët në të dyja anët e konfliktit komunikojnë në spanjisht, nepalisht, hindi, somalisht, serbisht dhe koreanisht. Gjuhët e huaja në llogore janë vetëm një nga shenjat se konflikti po merr përmasa gjithnjë e më ndërkombëtare, shkruan politico.