Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian Assad. Ja çfarë thotë agjencia shtetërore e lajmeve
Familja e presidentit sirian, Bashar al-Assad, ka ikur në Rusi pasi forcat rebele nisën një ofensivë shokuese që pushtoi një pjesë të territorit në Siri. Sipas zyrtarëve sirianë të sigurisë dhe zyrtarëve arabë, Asma al-Assad, gruaja e lindur në Britani e presidentit sirian, iku me tre fëmijët e saj.
Është e paqartë nëse presidenti sirian ka mbetur në vendin e tij apo ka ikur. Por, agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë ka mohuar zërat se ai është larguar nga vendi dhe thotë se al-Assad është në punë në Damask.