Lidhje


Bëhen 26 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

Sot bëhen 26 vite nga masakra që u bë në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit. Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona.

 

Aty heroikisht dhanë jetën: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi,Naim Dreshaj,Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli.

Read more ...


Nëna rreh mjeken pas vdekjes së djalit në QSUT: Neglizhoi mjekimin e tij

Nëna e 12-vjeçarit, Leo Sadiku, i cili humbi jetën më 8 janar, ka rrahur një mjeke të spitalit Pediatrik në QSUT duke e akuzuar për neglizhencë në mjekimin e djalit. Roveta Sadiku po ndiqet penalisht për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi mjekja me iniciale J. B. ka kallëzuar se 44-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, në ambientet e spitalit Pediatrik.

 

Në reagimin e tyre, QSUT deklaroi se i mituri u diagnostikua me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë. Por kjo deklaratë nuk është pranuar nga familjarët e 12-vjeçarit të cilët kërkojnë përgjegjësi për çdo gabim të mundshëm në trajtimin e tij.

Read more ...


Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, dha dorëheqje

Kryeministri i Serbisë, Milosh Vuçeviq, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i tij, raporton Anadolu. Në një konferencë për media, Vuçeviq tha se sot në mëngjes ka biseduar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka pranuar vendimin e tij.

 

Ai theksoi se vendimi i tij lidhet me ngjarjet e djeshme në Novi Sad, kur u sulmuan studentët që protestonin. Vuçeviq bëri thirrje për rikthimin e dialogut dhe zbutjen e tensioneve. Sipas tij, kjo ishte “absolutisht e planifikuar nga jashtë, e planifikuar në mënyrë të neveritshme duke e shënjestruar arsimin”, ku përmendi edhe “skenarë të ligë” dhe "një dorë të padukshme”.

Read more ...


Mashtrimi me mikrokreditë, GJKKO lë në burg Arben Meskutin, i akuzuar për grup kriminal

Kërkuesi Arben Meskuti me datë 20.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimin e humbjes së efektit (shuarjes) së masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 1313, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe masës së sigurimit pasuror caktuar me vendimin nr. 4448, datë 18.07.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shkak se këto masa sigurimi nuk janë vendosur brënda 10 ditëve nga Gjykata kompetente; 2. Heqjen e menjëhershme të tyre, bazuar në nenet 88 dhe 262 të Kodit të Proçedurës Penale”.

Read more ...


Teknologjia kineze shkakton "termet" në Amerikë

Goditje e fuqishme nga Kina për të gjitha kompanitë amerikane që merren me Inteligjencën Arfitificiale: Papritur sot futur prezantuar gjithandej sistemi kinez i Inteligjencës Artificiale DeepSeek, që ka shkaktuar tronditje në botën teknologjike. Ekspertët thonë se modeli kinez është dukshëm më efikas se konkurrentët amerikanë. Në fillim kishte vetëm raporte që lavdëronin start-upin kinez DeepSeek dhe modelet e tij të IA. Ndërsa sot u trondit bursa amerikane Wall Street, sepse kjo kompani kineze ka shqetësuar të gjitha kompanitë amerikane të IA, ku mendohej se Amerika është në epërsi shumë të madhe.

Read more ...

XS
SM
MD
LG