Lidhje


Hapet “kutia e zezë” e avionit që u rrëzua në Brazil. Pilotët : E kuptuam 1 minutë para se të rrëzoheshin

Autoritetet janë duhet hetuar aksidentin ajror të regjistruar ditë më parë ku humbën jetën 62 persona. Sipas asaj që mediat e huaja raportojnë hetuesit tani kanë në duar transkriptin e plotë të “kutisë së zezë”, por përmbajtja e saj nuk tregon dhe shpjegon menjëherë shkakun e aksidentit.Transkripti nga regjistruesi i zërit të kabinës tregon se dy pilotët vunë re humbjen e madhe të lartësisë rreth një minutë para përplasjes, raportoi Tv Globo në emisionin e tij kryesor të lajmeve, duke cituar njerëz të paidentifikuar që janë duke vijuar me hetimet për të “zbërthyer” shkakun që solli aksidentin tragjik me 62 të vdekur.

Read more ...


Ish e burgosura izraelite përgënjeshtron lajmet se është torturuar në Gaza

Ish e burgosura izraelite Noa Argamani ka përgënjeshtruar lajmet se është torturuar në Rripin e Gazës gjatë periudhës kur ajo mbahej peng, ndërsa tha se është plagosur në sulmin e ushtrisë izraelite, transmeton Anadolu.Mediat izraelite shtrembëruan fjalët e Argamani-t, të cilat ajo i tha gjatë një fjalimi në një takim në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, duke pretenduar se ajo ishte torturuar përderisa mbahej peng.Pas përhapjes së shpejtë të lajmit në media, Argamani i ka mohuar pretendimet me një deklaratë me shkrim në llogarinë e saj në rrjetet sociale.

Read more ...


Qeveria hungareze e Orbanit lë të pastrehë refugjatët ukrainas

Fëmijë të vegjël që flenë mbi çanta. Gra të ulura buzë rrugës mbi valixhe, karrige të palosshme ose thjesht në tokë. Fytyra të lodhura dhe të pafuqishme, një polic kujdeset që fëmijët të mos vrapojnë në rrugë. Këto pamje po qarkullojnë aktualisht në mediat hungareze. Ato janë fotografi nga qyteti Kocs, në veriperëndim të Hungarisë. Të mërkurën në mëngjes (21 gusht 2024), pothuajse 100 refugjatë ukrainas, pothuajse të gjithë gra dhe fëmijë, u detyruan të braktisin strehimin e tyre dhe u gjendën në rrugë, papritmas të pastrehë. Ata e kaluan natën jashtë. Punonjësit e organizatave joqeveritare hungareze kërkuan më kot strehim urgjent të mërkurën dhe vazhduan kërkimet e tyre të enjten.

Read more ...


Çfarë solli nata e tretë e Kuvendit Kombëtar Demokrat?

ÇIKAGO – Në mbrëmjen e tretë të Kuvendit Kombëtar Demokrat u shfaq ish-Presidenti Bill Clinton dhe iu prezantua më gjerësisht amerikanëve kandidati për nënpresident, guvernatori i Minesotas, Tim Walz, i cili ishte pak i njohur jashtë shtetit të tij përpara se të përzgjidhej nga zonja Harris.

 

Zoti Walz, ish-mësues dhe ish-trajner i futbollit amerikan, shfrytëzoi fjalimin për t’i dhënë një ton ndryshe axhendës së demokratëve, më pranë problematikave të qyteteve të vogla amerikane, në mbrojtje të lirive individuale dhe për të refuzuar ato që demokratët i quajnë politika ndërhyrëse të kandidatit republikan Donald Trump.

Read more ...


Vizita e Putinit në Azerbajxhan sinjalizon ndikimin në rënie të Rusisë në Kaukazin Jugor

Teksa vizitoi Azerbajxhanin për herë të parë në gjashtë vjet, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se është mrekulluar me zhvillimin e kryeqytetit të Bakusë.
“Është një oazë - do të thosha - në rajon”, u shpreh ai gjatë takimit me homologun azerbajxhanas, Ilham Aliyev, më 19 gusht.Dhe kjo ishte një shprehje me vend, pasi, viteve të fundit, Azerbajxhani ishte vendi më mikpritës për të në rajonin e trazuar të Kaukazit Jugor.Armenia po kthehet me shpejtësi kundër aleates së saj të dikurshme ruse, ndërsa Gjeorgjia - pavarësisht krizës së saj aktuale me Perëndimin - mbetet një territor thellësisht jomiqësor për Putinin.

Read more ...

XS
SM
MD
LG