Lidhje


Në rrezik Siguria Kombëtare/Pse janë të rrezikshme termuset në plazh?

Nga Lutfi Dervishi/Dikush mund të gjykojë se turistët nëpër botë marrin ujë, verë dhe ushqime të shpejta në çadër dhe nuk ka asnjë arsye që termusi të shpallet armiku publik numër një.Por përtej tyre, duhet t’i themi e pranojmë se ka plot arsye bindëse që justifikojnë ndalimin e termusit në plazh.

1.Siguria Kombëtare: Termusi mund të përdoret për transportin e lëngjeve të rrezikshme… si çaj apo kafe. Imagjino një plazh plot me njerëz të energjizuar nga kafeina.

2.Ruajtja e Traditave: Termusët janë një shpikje perëndimore që nuk kanë lidhje me traditën tonë me gjym, broke apo sofër.

Read more ...


Garda e Iranit: Haniyeh u vra nga predha 7 kg, me rreze të shkurtër veprimi

Shefi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh u vra me një “predhë me rreze të shkurtër veprimi” të qëlluar nga jashtë shtëpisë së tij në Teheran, thotë Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC).

 
Organizata paraushtarake tha se predha peshonte rreth 7 kg (16 lbs) dhe shkaktoi një “shpërthim të fortë”, duke vrarë Haniyeh dhe truproja e tij të mërkurën e kaluar.

Read more ...


Linjat ajrore pezullojnë fluturimet për në Izrael dhe Liban mes frikës së një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme

Linjat ajrore nga SHBA-ja, Evropa dhe Azia kanë pezulluar fluturimet drejt Izraelit dhe Libanit, duke përmendur shqetësimet e sigurisë pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.Vendimi vjen pas vrasjes në Teheran të shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh. Hakmarrja e pritshme nga Irani kundër Izraelit ka rritur rreziqet e sigurisë, duke ndikuar në operacionet e linjave ajrore. ‘United Airlines’, e cila realizon 14 fluturime javore midis New Yorkut dhe Izraelit, ka pezulluar fluturimet drejt Izraelit deri më 6 gusht.

Read more ...


Boksierja algjeriane e polemikave fiton përsëri dhe siguron medalje në Lojërat Olimpike

Boksierja algjeriane Imane Khelif, e cila ka përfunduar në qendër të polemikave për shkak të faktit se nuk ka kaluar testin e përshtatshmërisë gjinore në Botërorin e një viti më parë, ka siguruar një medalje në Lojërat Olimpikë pasi mundi në çerekfinale hungarezen Luka Hamori.

Khelif kishte përfunduar në qendër të polemikave edhe më shumë pasi në raundin e mëparshëm një boksiere italiane ishte tërhequr nga gara pas pak sekondash kundër saj. Hamori, e cila kishte ndezur sfidën duke postuar një foto të saj duke u ndeshur me djallin, nuk kishte përgjigje për kundërshtaren., e cila dominoi gjithë ndeshjen dhe fitoi me unanimitet 5-0.

Read more ...


“Ethet” në Lindjen e Mesme për hakmarrje ndaj Izraelit, SHBA nis marrjen e masave, mbledh arsenalin ushtarak

Shtetet e Bashkuara po ecin përpara me grumbullimin më të madh të anijeve luftarake në Lindjen e Mesme që nga 7 tetori, pasi frika e hakmarrjes kundër Izraelit pas vrasjes së liderit të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniya, rrit klimën në rajon më të gjerë.

Pas telefonatës së presidentit amerikan Joe Biden me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në të cilën Shtëpia e Bardhë premtoi mbështetje mbrojtëse për Tel Aviv në rast të sulmeve nga Hamasi, Hezbollahu dhe Houthis, SHBA-ja po dërgon një aeroplanmbajtëse, anije luftarake dhe një skuadrilje luftarake në Lindjen e Mesme ndërsa rajoni përgatitet për hakmarrjen iraniane.

Read more ...

XS
SM
MD
LG