19 vjeçarja e sëmurë me tumor shkruan letër para se të ndërronte jetë /Ju lutem shijojeni çdo ditë si një dhuratë nga Zoti
Disa ditë më parë, u nda nga jeta 19-vjeçarja korçare Darda Dhimo, e cila pak kohë më parë ishte diagnostifikuar me leucemi akute.E reja e cila sapo kishte mbaruar vitin e parë të universitetit mësoi për sëmundjen e rëndë, një ditë kur shkoi të dhuronte gjak për bashkëmoshatarët. Por dëshira e saj e madhe për të ndihmuar të tjerët dhe për të jetuar u prenë në mes pasi sëmundja ishte më e rëndë.Edhe pse e dinte se sëmundja po i merrte jetën dita- ditës, ajo nuk hoqi për asnjë moment dorë nga besimi në Zot, jeta dhe të shijuarit e momenteve ashtu siç ishin në rrethanat e reja.