Lidhje


Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë ka dhe nënshtetësi greke! Në 2015-ën Greqia e thirri për të kryer shërbimin ushtarak

Ministri i ri i Mbrojtjes së Shqipërisë, është një zyrtar socialist me dyshtetësi.Bëhet fjalë për Pirro Vengun, të cilin sot kryeministri Edi Rama e "bekoi" si ministër të Mbrojtjes, duke shkarkuar Niko Peleshin në këtë post.Ajo që bie në sy është se Pirro Vengu ka edhe nënshtetësi greke. Ai ka jetuar e punuar për disa vite në Greqi, ku edhe është diplomuar në Athinë.

Posedimi i nënshtetësisë greke nga Pirro Vengu ka ngjallur debate edhe më parë, kur ai u emërua shef kabineti në Ministrinë e Jashtme gjatë kohës që drejtohej nga Ditmir Bushati.

Read more ...


Si u kap “El Mayo”, themeluesi i kartelit Sinaloa: Kurthi nga djali i El Chapo-s

Një nga baronët më të fuqishëm të drogës në botë, Ismael Zambada, lider i kartelit meksikan të Sinaloas, është arrestuar nga agjentët federalë amerikanë në El Paso të Teksasit.

 
Zambada, 76 vjeç dhe i njohur me pseudonimin “El Majo”, e themeloi organizatën kriminale bashkë me Joaquin “El Chapo” Guzman, që aktualisht ndodhet në një burg amerikan.

Read more ...


Hezbollahu godet me raketa Izraelin, të paktën 11 të vrarë dhe 19 të plagosur

Njëmbëdhjetë adoleshentë dhe të rinj janë vrarë dhe 19 janë plagosur pas një sulmi që goditi një fushë futbolli në Golan të pushtuar nga Izraeli, sipas shërbimeve izraelite të emergjencës dhe zëdhënësve ushtarakë.Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se ky ishte sulmi ishte më vdekjeprurës në rajon, që kur marrëdhëniet u përshkallëzuan kur filloi lufta Izrael-Hamas në tetor.IDF fajësoi Hezbollahun për sulmin, por zëdhënësi i Hezbollahut Mohamad Afif mohoi “ndonjë lidhje me incidentin”. “Të gjitha akuzat janë të rreme”.

Read more ...


Biden thekson urgjencën e armëpushimit në Gaza në takimin me Netanyahun

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden theksoi nevojën për të mbyllur boshllëqet e mbetura dhe për të finalizuar një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh në Gaza gjatë takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, tha Shtëpia e Bardhë, transmeton Anadolu.Gjatë takimit në rezidencën presidenciale, dy liderët diskutuan në detaje zhvillimet në Gaza dhe negociatat në vazhdim mbi marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve, thuhet në një deklaratë."Presidenti Biden shprehu nevojën për të mbyllur boshllëqet e mbetura, për të finalizuar marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur, për të sjellë pengjet në shtëpi dhe për të arritur një fund të qëndrueshëm të luftës në Gaza", njoftohet në deklaratë.

Read more ...


Dhoma Përfaqësuesve e SHBA-së hap hetim dypartiak për atentatin ndaj ish-presidentit Trump

Udhëheqësit e lartë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së kanë njoftuar formimin e një grupi punues dypartiak për të hetuar atentatin ndaj ish-presidentit Donald Trump, transmeton Anadolu.“Dështimet e sigurisë që lejuan një atentat ndaj jetës së Donald Trump-it janë tronditëse. Në përgjigje të kërkesave dypartiake për përgjigje, ne po njoftojmë një Task Forcë të Dhomës së Përfaqësuesve, të përbërë nga shtatë republikanë dhe gjashtë demokratë, për të hetuar tërësisht çështjen”, thanë kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson dhe lideri i pakicës, Hakeem Jeffries.

Read more ...

XS
SM
MD
LG