I hodhi 50 € për ngushëllim - Pasi vrau Enea Alibej, dajën dhe turkun, Franc Çopja shkoi i piu kafen në shtëpi

Vrasja në 29 dhjetor 2018 e tre personave në zonën e Bradasheshit, ka nxjerrë detaje të reja jo vetëm mbi emrat e autorëve që kanë marrë pjesë në këtë krim të trefishtë, por edhe mbi mënyrën e sjelljes së tyre pas krimit të rëndë.Vetëm një ditë pas kryerjes së krimit të trefishtë, organizatori dhe financuesi i masakrës së Bradasheshit, Franc Çopja, ka shkuar në banesën e familjes së të ndjerit Enea Alibej, për t’i pirë kafen e ngushëllimit.Në formë ngushëllimi dhe solidarizimi, Franc Çopja, pasi ka pirë kafen në banesën e familjes Alibej, i ka hedhur 50 euro. Të paktën kështu del në komunikemet e zhvilluara në “SKY” nga vetë protagonisti i kësaj ngjarje, Franc Çopja.