Lidhje


"150 mijë izraelitë mbetën të bllokuar jashtë vendit pasi u ndaluan fluturimet"

Televizioni izraelit Channel 12 raportoi se rreth 150 mijë izraelitë janë bllokuar jashtë vendit për shkak se shumë kompani ajrore ndaluan fluturimet e tyre për në Tel Aviv, transmeton Anadolu.Pas vrasjes së kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh në kryeqytetin e Iranit, dhe vrasjes së komandantit të lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr në sulmin ajror të Izraelit në Bejrut, dhe mundësisë së hakmarrjes nga Irani, Hezbollahu dhe Hamasi kundër Izraelit, u ndaluan fluturimet në rajon dhe për rrjedhojë u bllokua kthimi i qytetarëve izraelitë në vend.

Read more ...


Varrosen në Khan Younis kufomat e 80 palestinezëve të dorëzuar nga Izraeli

Trupat e 80 palestinezëve të dorëzuar nga ushtria izraelite u varrosën në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.Në deklaratën me shkrim të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, thuhet se Izraeli ka dorëzuar sot trupat e 80 palestinezëve.

 

Në deklaratë thuhet se trupat e marrë nga Izraeli janë varrosur në varrezat turke në qytetin Khan Younis.Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze WAFA, thuhet se ushtria izraelite ka kthyer 84 trupa që i kishte nxjerrë më parë nga varrezat në Rripin e Gazës.Theksohet se trupat u dorëzuan përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Read more ...


Kaos në aeroportin e Bejrutit, libanezët largohen me nxitim, arsyeja......

Kaosi ka përfshirë aeroportin e Bejrutit në Liban, pas rritjes së frikës për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.Qindra qytetarë po largohen sepse kanë frikë nga një luftë e gjithanshme midis Izraelit dhe Hezbollahut, ndërsa të tjerëve u janë anuluar fluturimet njëri pas tjetrit.Në sallën e nisjes, familje të tëra, me fëmijët në krahët e prindërve të tyre, shikojnë pirgjet e bagazheve dhe orarin, teksa shumica e fluturimeve janë të destinuara për në Stamboll, Aman dhe Kajro.Ashtu si shumë bashkatdhetarë të saj që punojnë apo studiojnë jashtë vendit, Sfeir përfitoi nga pushimet verore për të vizituar të afërmit dhe miqtë që kanë mbetur në vend. 

Read more ...


Vlorë/ 70-vjeçari dhunon për vdekje bashkëshorten, arrestohet nga Policia

Dhunoi për vdekje bashkëshorten, arrestohet 70-vjeçariNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 70-vjeçar ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij 64-vjeçare.Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se për shkak të dëmtimeve të marra, 64-vjeçarja ka humbur jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.

I moshuari është vënë në prangat e Policisë, ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Read more ...


Me afro dyfishin e votave, PS mban Bashkinë! Vangjel Tavo mes përqafimesh: Sot fitoi Himara!

Kur kishin mbetur dhe pak vota për t'u numëruar, kandidati i Partisë Socialiste për kryetar të Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo shpalli fitoren e zgjedhjeve të pjesshme të së dielës.Sa i përket votave, në përfundim të numërimit rezultoi se Vangjel Tavo mori gjithsej 5022 vota, apo 1200 vota më shumë nga Jorgo Goro në zgjedhjet e vitit të kaluar.Ndërsa Petro Gjikuria mori 3545 vota, apo 300 vota më pak nga Fredi Beleri.Ndërkaq diferenca zyrtare mes dy kandidatëve të djeshëm është 1477 më shumë në favor të kandidatit të PS-së.

Vangjel Tavo fitoi me epërsi votash në Njësinë Administrative Horë-Vranisht. 1165 vota mori kandidati socialist ose 89.20% kundrejt 141 vota të Gjikurisë, ose 10.80%.

Read more ...

XS
SM
MD
LG