Wednesday, 17 July 2024 11:42
Një informator u tha autoriteteve amerikane së voni se Irani po bënte komplot për të vrarë ish-presidentin amerikan, Donald Trump, raporton CNN, duke cituar burime në dijeni për këtë çështje.
Në përgjigje, Shërbimi Sekret i SHBA-së e rriti sigurinë rreth Trumpit – me agjentë shtesë kundër-sulm dhe kundër-snajper, dronë dhe qen robotikë, raporton rrjeti televiziv.Sipas burimit të njëjtë, Thomas Matthew Crooks, i cili u përpoq ta vriste Trumpin më 13 korrik, nuk duket se ka pasur lidhje me komplotin iranian.
Read more ...
Wednesday, 17 July 2024 07:46
Vizita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, një ditë më parë në Konispol, ku ndër të tjera mori pjesë edhe në eventin për “gjenocidin çam”, dukshëm nuk është pritur mirë nga shteti fqinjë, pasi akuzojnë qeverinë tonë për nacionalizma të palejueshme të kohëve të shkuara, duke prekur çështjen çame.
Media greke Protothema i ka kushtuar kësaj vizite një artikull, teksa shkruan se çështja çame po përdoret nga kryeministri Edi Rama si një kundërpërgjigje ndaj zhvillimeve të Fredi Belerit.Sipas kësaj media, pas lejes pesë ditore të siguruar për Fredi Belerin, në mënyrë që ky i fundit të bëjë betimin e tij si eurodeputet i Greqisë në Parlamentin Evropian, Tirana shfaq “humorin e saj”, duke e ngritur çështjen çame në nivelin më të lartë.
Read more ...
Tuesday, 16 July 2024 21:46
Gjykata e Posaçme e Kosovës për krime lufte me seli në Hagë, e dënoi të martën me 18 vjet heqje lirie ish pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala nën akuzat për krime lufte.
Gjykata e shpalli fajtor zotin Shala për veprat burgosje e paligjshme, torturë dhe vrasje në bazë të akuzës së ngritur me 12 qershor të vitit 2020, sipas së cilës “krimet u kryen përafërsisht midis 17 majit të vitit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Read more ...