E RRALLË / Peshkaqeni në Vlorë kapet i gjallë me majën e një peshku shpatë të ngulur në kokë
Një ngjarje e rrallë është regjistruar në Vlorë, ku peshkatarët kanë nxjerrë të gjallë nga deti një peshkaqen, që kishte të ngulur në kokë majën e mprehtë të një peshku shpatë.
Ky është rasti i parë në botë, që një peshkaqen mbijeton me fragmentin e peshkut shpatë të ngulitur në kafkën e tij, thonë ekspertët. "Peshkaqeni blu u shpua në kokë nga një peshk shpatë, por jetoi për të "treguar ngjarjen" në rastin e parë të njohur të një peshkaqeni që i mbijetonkëtij lloj sulmi.