Kush i hap gropën "shokut" bie vet brenda!/SMS-ja që i mori jetën biznesmenit në Sarandë, i erdhi kur po montonte tritolin

Gazetari Eni Ferhati ka shpjeguar gjithë dinamikën e shpërthimit me tritol, ku mbeti i vdekur biznesmeni Armand Nelaj.Trupi i 52-vjeçarit u gjet i dëmtuar rëndë në ujërat pranë portit të qytetit nga dy turistë të huaj që po lundronin me një gomone.Sipas gazetarit, 52-vjeçari kishte marrë porosi nga 35-vjeçari Erdian Muho për të hedhur në erë anijen e linjës Sarandë-Korfuz, për arsye konkurrence.Në momentin që Nelaj ishte afër anijes për të montuar lëndën plasëse, në telefonin e lidhur me tritolin u futën valët greke, duke bërë që mesazhi “Welcome to Greece”, të aktivizonte shpërthimin.