Lidhje


Netanyahu kundërshtoi ngritjen e një spitali fushor për trajtimin e fëmijëve të Gazës

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kundërshtoi ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe nuk miratoi ngritjen e një spitali fushor për fëmijët e Gazës që nuk mund të marrin trajtim në Egjipt për shkak të mbylljes së Portës Kufitare të Rafahut, transmeton Anadolu. Sipas 'The Times of Israel', Zyra e Kryeministrit e informoi Gallantin me shkrim se nuk do të krijohej një spital fushor për fëmijët e Gazës.Në deklaratën e bërë dje nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit u bë e ditur se do të krijohej një spital fushor në mënyrë që fëmijët e sëmurë nga Gaza të mund të mjekoheshin, për shkak të mbylljes së gjatë të Portës Kufitare Rafah midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit. Mirëpo, kjo nuk do të ndodhë pasi kryeministri izraelit nuk e ka miratuar këtë.

Read more ...


Ivica Daçiq shpall me krenari: Vramë shqiptarin Faton Hajrizi

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se vrarësi i policit serb, Faton Hajrizi, është likuidur.Faton Hajrizi për më shumë se 30 orë ishte në arrati pasi e kishte vrarë policin serb dje pas mesnate.Hajrizi dyshohet se është vrarë afër Loznicës, vendit ku e kreu krimin.Që nga mbrëmë në orët e para të mëngjesit, Hajrizi është në kërkim të shtetit serb, pasi është shpallur si i dyshuar për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri. Gjatë tërë ditës, Nacionale ka raportuar në lidhje me këtë temë.

Read more ...


Afera e mikrokredive/ Agron Shehaj ia thotë në sy guvernatorit Sejko: A keni mjaftueshëm sedër të jepni dorëheqjen?

Deputeti Agron Shehaj ka përmendur sërish rastin e vetëvrasjes së Pal Trashajt, i cili konsumoi fostoksinë para ambienteve të SPAK. Shehaj kishte radhën të drejtonte pyetjet për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

 

Pas kërkesës së vazhdueshme nga drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj, që Shehaj të kalonte te pyetja, ky i fundit iu drejtua guvernatorit me pyetjen: “Ju keni mjaftueshëm sedër zoti guvernator të jepni dorëheqjen?”

Read more ...


SPAK nis hetimet me tri akuza për "grupin" e mjekëve të Onkologjikut

SPAK ka isur hetimet me tri akuza ndaj të dyshuarve për dosjen Onkologjiku, të cilën e mori në dorë pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë.Mjeku kirurg Edmond Gashi, kolegia e tij Alketa Pere, farmacisti Florian Marku, zv.drejtoresha e QSUT-së Brikena Qirjazi, koordinatori i Spitalit Onkologjik Emiljano Lela,  Halil Gashi administrator i klinikës së të birit mjekut onkolog dhe Drilona Kishta ish-specialiste e QSUT-së, do të hetohen për korrupsion, shpërdorim të detyrës dhe kontrabandë ilaçesh.

Read more ...


Cfarë po ndodh? “Black out” në të gjithë botën, preken bankat, aeroportet, hekurudhat e linjat e transportit

Rrjetet jetike si bankat, linjat ajrore, kompanitë e telekomunikacionit, transmetuesit televizivë, radiofonikë dhe supermarketet janë prekur nga probleme të sistemeve të IT.Linjat ajrore të mëdha amerikane janë ndalur.Ndërprerja duket se po prek kompjuterët Windows në nivel global.

 

Përdoruesit në subreddit për firmën e sigurisë kibernetike Crowdstrike, raportuan probleme në Indi, Shtetet e Bashkuara dhe Zelandën e Re.

Read more ...

XS
SM
MD
LG