Lidhje


Zgjedhjet në Himarë, KQZ njeh Sali Berishën si kryetar të PD-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar partitë për garën e pjesshme elektorale të 4 gushtit në Himarë.Në këto zgjedhje është regjistruar edhe Partia Demokratike e cila i është bashkuar 10 forcave të tjera politike që kishin depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit për Bashkinë Himarë. Kërkesa e PD u dorëzua të hënën dhe u miratua sot nga KQZ, dhe në dokumentacionin e paraqitur në KQZ Sali Berisha është kryetar i kësaj partie.

Read more ...


Projekti i krijimit të mitrës artificiale, do të mbartë 30.000 fëmijë në procesin invitro/Inxhinieri tregon se si

Inxhinieri biomjekësor Ermand Mertenika ka folur në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews për projektin e krijimit të mitrës artificiale, që do të mbartë fëmijët në procesin invitro.

 

Mertenika tha se ky projekt parashikon edhe përzgjedhjen e tipareve të fëmijëve, duke modifikuar gjenet. (bëhet fjalë për 30 mijë fëmijë të tillë).

Read more ...


‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim

Një tjetër skemë mashtrimi ndaj biznesmenëve është zbuluar nga Krimi Ekonomik, ndërsa kësaj radhe mashtruesit prezantoheshin si kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu. Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se pre e mashtrimit ka rënë biznesmeni Ylli Ujkaj, njëherazi edhe presidenti i ekipit të basketbollit ‘Besëlidhja’. Mashtruesit kanë komunikuar me Ylli Ujkajn përmes aplikacionit ‘Signal’ dhe i janë prezantuar atij si Pjerin Ndreu dhe i kanë kërkuar 15 mijë euro.

Biznesmeni ka rënë pre e këtij mashtrimi dhe pa u menduar dy herë, më datë 14 korrik u ka dorëzuar atyre 15 mijë euro. Policia ka arrestuar dy persona, Shkëlqim Domi 35 vjeç, dhe Saimir Sallaku, 37 vjeç, të dy banues në Shijak. Në kërkim është shpallur edhe një tjetër, Shefik Kurti, 63 vjeç, banues në Itali.

Read more ...


Hamasi: Takimi i mbajtur në Kinë, hap i rëndësishëm drejt unitetit kombëtar

Hamasi tha se takimi i zhvilluar mes grupeve palestineze në Kinë ishte "hap i rëndësishëm drejt unitetit kombëtar", transmeton Anadolu.Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve Kombëtare të Hamasit, Husam Bedran, ka bërë një deklaratë me shkrim lidhur me takimin e grupeve palestineze në kryeqytetin e Kinës, Pekin, më 21 dhe 22 korrik.Bedran tha se deklarata e rënë dakord nga grupet palestineze në Pekin ishte "hap i rëndësishëm drejt unitetit kombëtar të Palestinës". Duke falënderuar Kinën për "përpjekjet e mëdha" të saj në arritjen e deklaratës, Bedran tha se SHBA-ja e kundërshton marrëveshjen midis grupeve palestineze.

Read more ...


Trendi i ri në Tik Tok, e reja vdes në “live” pasi hëngri për 10 orë rresht

Influencerja 24-vjeçare kineze Pan Xiaoting ka vdekur teksa po hante “live” në rrjetet sociale. E reja njihej si “Mbretëresha e mukbangut”, një term që i referohet transmetimit të një videoje live në të cilën shikuesit shikojnë një person duke ngrënë sasi të mëdha ushqimi.

 

Xiaoting ishte e njohur për sfidat e saj ekstreme me ushqimin. Një prej këtyre sfidave konsistonte që ajo të hante për më shumë se 10 orë rresht. E reja ishte mësuar të bënte këtë lloj shfaqjesh “live”, një praktikë që e çoi drejt një fundi tragjik.

Read more ...

XS
SM
MD
LG