“Dhashë sqarime dhe disa fakte të reja, audiopërgjimin do ta dorëzojmë një ditë tjetër”, tha Nika. Ajo ishte e shoqëruar edhe nga xhaxhai i Aleksit, Mark Nika.Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin penal për dosjen e ngjarjes tragjike më 16 Korrik, me urdhër të Gjykatës së Lartë.
Read more ...
Monday, 22 July 2024 09:55
Gledio Muka, 36 vjeç, dhe Marsel Çela, 47 vjeç, humbën jetën tragjikisht në atentatin në Memaliaj, ku shënjestër ishte babai i Andrea Kalemit. Faji i tyre i vetëm ishte se ndodheshin në kohën dhe vendin e gabuar. I riu Muka ishte po punonte për të siguruar të ardhura për familjen, kur plumba kallashnikovi iu derdhën mbi trup ndërsa po u shërbente dy klientëve, Shyqyri Kalemi dhe Artur Kalemit.
Dyshohet se 3 kallashnikovë janë derdhur drejt tyre, ndërsa një pjesë e plumbave kanë kapur kamarierin në fytyrë. Shyqyri Kalemi dhe vëllai i tij ishin ulur në një tavolinë jashtë lokalit përballë Bashkisë Memaliaj, kur autorët erdhën me një BMW të zezë dhe qëlluan me breshëri në drejtim të tyre. Atentatorët ia arritën qëllimi, objektivit të tyre ia morën jetën, por lanë pas pasoja edhe më të mëdha.
Read more ...