Lidhje


Mbi 80 emigrantë të parregullt mbyten në ujërat e Mauritanisë

Më shumë se 80 emigrantë të parregullt janë mbytur në ujërat pranë qytetit Ndiago në Mauritaninë jugore sot, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu.Një varkë me rreth 184 emigrantë të parregullt është fundosur në brigjet e Mauritanisë, njoftoi agjencia lokale e lajmeve Alakhbar.

 

“Deri më tani janë gjetur 87 trupa, ndërsa 36 të mbijetuar janë shpëtuar”, tha transmetuesi.Autoritetet lokale vazhdojnë të kërkojnë për disa individë të zhdukur që ndodheshin në mjetin e fundosur.

Read more ...


Putin thotë se marrëdhëniet ruso-turke po ecin përpara falë vullnetit politik të Erdoğanit

Presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi rolin e homologut të tij turk Recep Tayyip Erdoğan në promovimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, raporton Anadolu.Duke folur në një konferencë shtypi në Astana të Kazakistanit, Putin la të kuptohet se sanksionet perëndimore po e pengojnë zhvillimin e lidhjeve ekonomike midis Rusisë dhe Turqisë.

 

“Ajo që pengon (zhvillimin e marrëdhënieve) dihet mirë. Ajo që po i ndihmon (marrëdhëniet) të ecin përpara (është) vullneti politik i presidentit Erdoğan”, tha Putin.Në një takim me homologun Erdoğan në margjinat e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Astana të mërkurën, Putin tha: “Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Türkiyes po përparojnë pavarësisht sfidave aktuale në botë”.

Read more ...


“Suksese në jetë” Arrestohet ish ministri Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe dy persona të tjerë janë arrestuar mëngjesin e kësaj të enjteje. Lajmin e ka bërë të ditur për Euronews Albania gazetari Eni Ferhati.

 
Dy personat e tjerë të arrestuar janë Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla. Sipas informacioneve paraprake bëhet fjale për abuzime me donacionet e huaja. Çështja ka lidhje me fondet e drejtorisë SASPAC, ku dyshohet se ka kryer fatura fiktive, falsifikime dokumentesh, etj.

Read more ...


Presidenti turk Erdoğan dhe homologu rus Putin diskutojnë projektet strategjike dhe synimet në tregti

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin u takuan sot për të diskutuar çështjet dypalëshe dhe globale në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit, ku liderët janë mbledhur për një samit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, raporton Anadolu.

 

“Ne kemi diskutime (me Rusinë) për termocentralin bërthamor në Sinop, besoj se mund të ndërmarrim hapa seriozë për këtë çështje”, tha Erdoğan, duke iu referuar një termocentrali të planifikuar në rajonin e Detit të Zi të Türkiyes, i cili do të ishte centrali i dytë bërthamor i vendit, pas centralit Akkuyu në Mersin, si dhe centrali i dytë i ndërtuar përmes një partneriteti me Moskën.

Read more ...


A po kërkon Vuçiç të formojë "Serbinë e madhe"?/Asambleja e Republikës Sërpska e miraton Deklaratën e “Kuvendit gjithëserb”

Asambleja Kombëtare e entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republikës Sërpska, e ka miratuar të martën vonë të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb, e cila doli nga një “Kuvend gjithëserb” muajin e kaluar në Beograd.

 

Deklarata, e miratuar më 8 qershor në Beograd në një takim të përbashkët të Qeverisë së Serbisë dhe asaj të Republikës Sërpska, përbëhet nga 49 pika.Aty thuhet se populli serb “përbën një entitet të vetëm” dhe se, ndonëse “përgjatë historisë, populli serb ka jetuar në shumë shtete me emra të ndryshëm, ai ka të drejtë të ruajë traditën e tij të pasur”.

Read more ...

XS
SM
MD
LG