Pentagoni paralajmëron Iranin: Mos shfrytëzo situatën, do t’ju parandalojmë bashkë me grupet që mbështesni
Një deklaratë e lëshuar nga Pentagoni thotë se SHBA "ruan aftësinë për të vendosur forca në një njoftim të shkurtër" dhe është e vendosur të parandalojë Iranin dhe partnerët dhe përfaqësuesit e mbështetur nga Irani "të shfrytëzojnë situatën ose të zgjerojnë konfliktin".
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe Departamenti i Mbrojtjes “mbeten të fokusuar në mbrojtjen e qytetarëve dhe forcave amerikane në rajon, [mbrojtjen] e Izraelit dhe de-përshkallëzimin e situatës përmes parandalimit dhe diplomacisë”, thuhet në deklaratë.