Francë: Marrëveshje kundër së djathtës?

Rezultati është katastrofal për aleancën e Presidentit Emmanuel Macron në Francë. Shumë më vonë se sa ishte paralajmëruar fillimisht, kryeministri Gabriel Attal doli përpara rezidencës së tij zyrtare dhe deklaroi: "Mësimi i kësaj mbrëmje është se Rassemblement National nuk ka qenë kurrë më parë portave të pushtetit." „Parlamenti ynë, nuk ka pasur kurrë një rrezik të tillë për t'u dominuar nga e djathta ekstreme."
Fituesi i qartë i raundit të parë është - siç pritej - Rassemblement National i ekstremit të djathtë (RN) dhe aleatët e tij. Ata marrin 33 për qind të votave dhe me shumë gjasa do të përpiqen që pjesa e tyre e vendeve në Parlament të rritet në mënyrë dramatike. Kampi qendror i Macron-it mori 20 për qind.